Me motin e ngrohtë që pritet të jetë mes nesh shumë shpejt, fundet tashmë duhet të dalin nga garderoba, pasi një trend i viteve '90 që është rishfaqur dhe po shijon një tjetër moment të madh në pasarelat e Pranverës 2025.
Megjithatë, për sezonin e ardhshëm, markat kryesore po vendosin prekjet e tyre moderne në pamjen retro. Projektuar në pëlhura të lehta, këto funde nuk kërkojnë shumë përpjekje edhe në ditët me shi. Për më tepër, mund të vishni funde të tilla edhe gjatë muajve më të ftohtë ndërsa prisni ardhjen e motit të ngrohtë apo në ditë si këto, ku shiu duket se ka "pushtuar" vendin.
Kombinoje me një pulovër të trashë dhe atlete për t'i mbajtur gjërat casual, ose për të rritur elegancën me një këmishë dhe një palë çizme me takë.
Hidhuni një sy pesë ideve më poshtë, pasi pranvera duket se po vonon:
Fund saten
Fund me detaje
Fund transparent
Fund me lule apo print-e
Fund rrjetë
Burimi: Marie Claire