Seriali "Suits", që edhe nëse nuk e kemi parë, të paktën do ta njohim si pikënisjen e karrierës së Meghan Markle-it, para se të bëhej bashkëshortja e Princ Harry-t dhe të merrte titullin mbretëror, do të rikthehet. Seriali do të jetë pa Markle, por me Gabriel Macht, i cili risjell personazhin Harvey Specter.
Rikthimi i tij sinjalizohet në trailer-in e ri, ku shfaqet dyke u takuar me personazhin e aktorit Stephen Amell, Ted Black, për të vënë në lëvizje një plan që do të shpaloset në tre episode.
"Harvey Specter, jam shumë i lumtur", i thotë ai duke i zgjatur dorën dhe e pyet: "Dëshiron të luash me mua apo kundër meje?"
Konfirmimi i rikthimit të personazhit të Gabriel Macht ishte bërë tashmë nëntorin e kaluar, me një postim ku ai tregoi inicialet "HS" të qëndisur në një veshje dhe emrin "Harvey" në këpucët e tij.
View this post on Instagram
“Kur një mik i vjetër është në nevojë... është koha të kujdesesh për situatën dhe të bësh atë që është e drejtë”, shkroi ai në mbishkrimin e fotove asokohe.
Shikoni trailerin e ri:
Artikuj të sugjeruar: