Cate Blanchett ka vetëm 1 foto nga dasma e saj me Andrew Upton dhe jo me zgjedhjen e saj të lirë!
Ajo nisi intervistën e sja me Drew Barrymore duke e quajtur një “mrekulli” faktin që vazhdonte të qëndronte e martuar me të njëjtin person për 27 vite dhe ndau historinë e pazakontë të dasmës së saj. Aktorja australiane zbuloi:
“Kur u martuam nuk kishim absolutisht para. Ne nuk mund të paguanim një fotograf dhe morëm dy miq tanët që ishin fotografë. Një djalë që u deh aq shumë sa harroi të ngarkonte filmin në kamerë dhe tjetri ia kaloi aq mirë sa nuk bëri asnjë foto dhe si rezultat, ne nuk kemi foto nga dasma jonë."
Ajo më pas përshkroi foton e vetme të dasmës që ata kanë, e cila është “një foto e turbullt e çiftit duke hipur në makinë”.
Duke ditur që një katastrofë e tillë do ishte shkatërrimi i çdo çifti dhe çdo nuseje të re në veçanti, edhe Cate ndau dëshpërimin e saj kur mori lajmin e keq:
“Isha aq e trishtuar, aq e mërzitur dhe qava shumë në atë kohë për faktin që nuk kishim asnjë foto."
Megjithatë, sot aktorja tha se kishte pranuar realitetin dhe nuk ndihej më keq për atë që ndodhi pasi "vazhdimisht përpiqet të kujtojë mbrëmjen".

Fituesja e Oscar-it dhe bashkëshorti i saj, po artist, u takuan vite më parë ndërsa ajo luante një rol në një produksion të dramaturgut rus Anton Chekhov.
Që atëherë, ata kanë sjellë në jetë 4 fëmijë dhe mesa duket kanë një martesë shumë të lumtur.