Meryl Streep dhe Martin Short mund të jenë përpjekur ta mbajnë të fshehtë romancën e tyre, por sipas Page Six, dyshja ka më shumë se një vit që janë në një lidhje.
Një burim tha për Page Six se marrëdhënia mes aktorëve të “Only Murders in the Building” ishte e papritur dhe madje i befasoi edhe ata vetë.
“Meryl nuk mundi të mos binte në dashuri me Martin,” tha burimi. “Ai është një zotëri i vërtetë, e bën gjithmonë për të qeshur dhe është një person pozitiv në çdo aspekt. Asaj i pëlqen shumë të jetë pranë tij.”
Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht romancën, por duket se lidhja mes tyre po shkon më së miri! Sipas burimeve të Page Six, as Meryl Streep, 75 vjeç, dhe as Martin Short, 74 vjeç, nuk ishin duke kërkuar një lidhje kur filluan të takoheshin. Megjithatë, duket se jeta kishte plane të tjera për ta.
Miqtë dhe familjarët e çiftit - përfshirë edhe fëmijët e tyre - e mbështesin plotësisht këtë romancë dhe i shohin ata si një çift të mrekullueshëm së bashku.
Lidhja mes tyre vjen pasi në tetor 2023, Page Six zbuloi se Meryl Streep ishte ndarë fshehurazi nga bashkëshorti i saj, Don Gummer, që prej vitit 2017. Çifti ishte i martuar për 40 vite. Përpara kësaj, Streep kishte qenë në një lidhje me aktorin John Cazale, të cilin e kujdesej derisa ai humbi betejën me kancerin e mushkërive në mars të 1978-ës.
Nga ana tjetër, Martin Short ka qenë i martuar për tre dekada me Nancy Dolman, e cila ndërroi jetë nga kanceri ovarian në vitin 2010. Një burim pranë çiftit tha për Page Six se ata kanë krijuar një lidhje të fortë duke ndarë dhimbjen për humbjen e partnerëve të tyre.
Pavarësisht marrëdhënies së konsoliduar, nuk ka asnjë plan për martesë. “Meryl është ende ligjërisht e martuar me Don, por edhe nëse do të ishte e divorcuar, kjo nuk është diçka që ajo ose Martin e shohin si të nevojshme,” tha burimi. “Ata janë të lumtur duke qenë thjesht të dashur.”
Dy aktorët kanë qenë miq për vite me radhë dhe ndajnë shumë miq të përbashkët. Edhe pse kanë frekuentuar të njëjtat rrethe shoqërore, ata nuk e kishin parë njëri-tjetrin ndonjëherë në një aspekt romantik - derisa fati ndërhyri.
Ndërkohë, përfaqësuesit e Streep dhe Short nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar mbi këtë romancë që ka ngjallur kuriozitetin e të gjithëve.