Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

16 Mars 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Beograd: Më shumë se 100,000 njerëz protestojnë kundër korrupsionit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Të paktën 100,000 njerëz u mblodhën në rrugët e kryeqytetit serb, Beograd, për një protestë të madhe kundër korrupsionit të shtunën. Mijëra nderuan viktimat e shembjes së një tende betoni që ka shkaktuar trazira të konsiderueshme në vend.

Protesta e të shtunës ishte kulmi i protestave disamujore kundër presidentit të Serbisë, Aleskandar Vucic dhe qeverisë së tij. Turma të mëdha protestuesish që valëvitnin flamurin bllokuan zonën qendrore të kryeqytetit pavarësisht motit me shi. Njerëzit mezi lëviznin dhe shumë u bllokuan qindra metra larg vendit të planifikuar të protestës.

Protestat nisën katër muaj më parë pasi një tendë betoni u shemb në një stacion treni në veri të Serbisë, duke vrarë 15 persona. Demonstratat kanë shpërthyer pothuajse çdo ditë në përgjigje të tragjedisë. Shumë njerëz në Serbi fajësuan qeverinë për incidentin, duke nxjerrë në pah neglizhencën dhe mosrespektimin e rregullave të sigurisë së ndërtimit.

Mbretëria e Bashkuar i kërkon Putinit të pranojë marrëveshjen e armëpushimit me Ukrainës 

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kryeministri britanik Keir Starmer i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të nënshkruajë një armëpushim në luftën kundër Ukrainës tani, nëse ai “e ka seriozisht për paqen”.

Në fund të një takimi virtual të shtunën me aleatët në "koalicionin e vullnetarëve", Starmer tha se "shqetësimi dhe vonesa" e Kremlinit lidhur me propozimin e armëpushimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe "sulmet e vazhdueshme barbare" të Rusisë ndaj Ukrainës, "bien plotësisht në kundërshtim" me dëshirën e deklaruar të Putinit për paqe.

Kryeministri i Hungarisë Orbán kritikon BE-në dhe zotohet të godasë ndikimin e huaj

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kryeministri i Hungarisë u zotua të çlirojë vendin e tij nga ata që ai pretendon se punojnë për interesat e fuqive të huaja, duke thënë se qeveria e tij e krahut të djathtë do të eliminojë një "ushtri në hije" globale që i shërben Bashkimit Europian dhe një "perandorie liberale amerikane".

Orbán i tha një grupi prej disa mijëra mbështetësish se Hungaria në javët e ardhshme do të çrrënjosë mediat dhe organizatat e tjera që kanë marrë fonde nga jashtë. Ai, në pushtet që nga viti 2010, ka hedhur fjalë gjithnjë e më armiqësore kundër BE-së.

SHBA po mendon ndalimin e udhëtimit për qytetarët nga 43 vende

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton ndalimin e të gjitha udhëtimeve nga 11 vende, e ashtuquajtura "lista e kuqe". Vendet e tjera janë në listat "e verdhë dhe portokalli", raportojnë mediat vendase amerikane. Ky vendim mund të prekë qytetarët e 43 vendeve, përfshirë edhe Rusinë.

Lista mund të jetë subjekt i ndryshimit dhe ende duhet të miratohet, vunë në dukje raportet.