Justin Bieber ka shkaktuar sërish shqetësim te fansat e tij me një postim enigmatik në Instagram, ku ka folur për vështirësitë në menaxhimin e emocioneve. Këngëtari ndau një tekst në sfond gri, shoqëruar nga kënga melankolike e SZA "I Hate U", e cila përforcoi shqetësimet për shëndetin e tij mendor.
“Gjithmonë më kanë thënë që në fëmijëri të mos urrej.
Por kjo më bëri të mendoj se nuk më lejohej të ndjeja (urrejtje), kështu që nuk i tregova askujt kur e ndjeva.”, shkruan ai.
Më pas ai shtoi:
“Më bëri të mendoja se po mbytesha dhe se isha i pasigurt për ta pranuar atë ndjesi.
Unë mendoj se ne mund ta luftojmë urrejtjen vetëm kur e pranojmë fillimisht se ajo ekziston.
Si të mos ndjejmë urrejtje nga gjithë këto lëndime që kemi përjetuar?”.
Shikoni postimin e tij:
Ky postim i ndjerë vjen pak ditë pas një tjetër shkrimi të shpërndarë në Instagram, ku Justin zbuloi se nuk dihet mirë, duke thënë se përjeton "sindromën e mashtruesit" për shkak të famës së papritur që ka fituar.
"Njerëzit gjatë gjithë jetës sime më thonin:-"Uau, Justin, ti e meritoje këtë (famën)". Unë personalisht ndihem i padenjë, ndihem sikur jam një mashtrues kur njerëzit më thonë se ia vlej.
Ndihesha sikur isha tradhtar pasi mendoja, "Oh, sikur t'i dinin mendimet e mia. Sa gjykues, sa egoist jam... Ata nuk do ta thoshin këtë," shkroi këngëtari disa ditë më parë.
Artikuj të sugjeruar: