Shumë prindër nuk mund të mos i rrisin fëmijët e tyre në të njëjtën mënyrë si janë rritur vetë. Kjo do të thotë me përsëritjen e frazave sarkastike, moraliste që u bënin dhe prindërit e tyre gjatë rritjes.
Në 2025-ën, me “shpikjen” dhe adresimin e sjelljeve toksike, prindërit shqiptarë nuk guxojnë më të përdorin të njëjtat shprehje me fëmijët e tyre për faktin e thjeshtë se fëmijët do t’ua vënë në dukje gabimin, shpeshherë në mënyra jo tejet të edukuara.
Ja 8 nga këto shprehje:
1. “Bëj si them unë, jo si bëj unë”
Prindërit e fëmijëve të gjeneratës Z veçanërisht, e dinë se fëmija e tyre urren të urdhërohet e t’i bindet verbërisht kësaj shprehjeje që në fund të fundit, është e paarsyeshme dhe diktatoriale.
2. “Unë të solla në këtë botë, unë të nxjerr”
Gjithmonë ka një pikë në të cilën një prindi i vjen në majë të hundës nga fëmijët e tyre. Ama kjo s’e justifikon se sa e tmerrshme për t’u thënë është shprehja e mësipërme.
3. “Të jap unë një arsye të mirë për të qarë”
Po qan sepse u rrëzove dhe vrave këmbën? Prindi i deri disa viteve më parë do sigurohej të të jepte dhe një arsye më të “denjë” për të qarën tënde duke të të dhënë disa shuplaka. Biem dakord të gjithë që është më mirë që nuk ekziston në mënyrë kaq të zakontë kjo metodë sot apo jo?
4. “Privatësi mund të kesh në shtëpinë tënde”
Të dalë nga një regjim tejet shtypës komunist, për prindërit shqiptarë ishte e paimagjinueshme që fëmijët kalojnë një periudhë të tillë jetësore të quajtur adoleshencë. Të privuar vetë nga kjo në kohën e tyre, ata ishin të bindur se nuk ekziston diçka e tillë si të izoluarit në dhomën tënde pa ndërvepruar me pjesën tjetër të familjes, jo për aq kohë sa për çdo gjë paguan mami dhe babi.
5. “Je mërzitur? Të gjej unë diçka për të bërë”
Sado që kjo shprehje është në vetvete pozitive me qëllimin e saj për të mos lënë fëmijët të bien në dembelizëm, është qasja gjykuese dhe të ndjerit sikur prindërit janë armiqtë e tyre ajo që i bezdis fëmijët e sotëm.
6. “Fëmijët e filanit s’kanë bukë të hanë”
Dhe ti ke 100 naze. Sërish, s’është qëllimi për ta bërë fëmijën tënd të ndihet mirënjohës i keq, por qasja “sulmuese” që prindërit bëjnë teksa ia rikujtojnë këtë fëmijëve të tyre.
7. “Ke depresion? Pse çfarë të mungon ty?”
E vërtetë, fëmija juaj mund të mos jetë duke kaluar depresion, por fakti që ka arritur t’jua shprehë një gjë të tillë, është një dëshpërim i tyre për të krijuar lidhje emocionale me ju, përpiquni ta shikoni nga kjo perspektivë.
8. “Kujton se je keq? Kur isha unë në moshën tënde...”
Dakord, si mund të prisni që fëmija juaj 15 vjeç të empatizojë për një periudhë që nuk e ka kaluar mbi kurriz? Më shumë duhet të ndodhë e kundërta apo jo?
Artikuj të sugjeruar:
- 4 gënjeshtra që duhet t’i thoni me patjetër në një intervistë pune
- Disa shenja të një *gruaje* narciste
- Falenderoni prindërit nëse ju kanë mësuar të refuzoni të përdorni këto shprehje
- 11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur
- 10 shprehje që përdorin njerëzit me aftësi të këqija sociale: Je një prej tyre?