Kinema & TV

Ky serial fantastik që kushton $20mln episodi vërtetoi që ia ka vlejtur çdo qindarkë

Shkruar nga Anabel

18 Mars 2025

Ky serial fantastik që kushton $20mln episodi vërtetoi që ia ka

Sezoni i 2-të i “Severance” mund të ketë qenë një goditje e madhe në xhepat e Apple TV Plus – por rikthimi ka qenë i jashtëzakonshëm.

Ky sezon i dytë i dramës distopike kushtoi 20 milionë dollarë për episod, por janë para të shpenzuara mirë, pasi “Severance” është bërë shfaqja më e ndjekur e momentit.

“Severance” tregon historinë e Mark-ut (Adam Scott) një burrë i ve që për të harruar pikëllimin që i sjell vdekja e së shoqes, vendos t'i bashkohet Lumon - një kompanie të dyshimtë që kryen me pranimin e njerëzve operacione kirurgjikale mbi punonjësit për të ndarë kujtimet e tyre në punë me ato jashtë punës.

Ky serial fantastik që kushton $20mln episodi vërtetoi që ia ka

Familja e Mark-ut, së bashku me 3 kolegët e vetëm në punën e tij: Helly (Britt Lower), Dylan (Zach Cherry) dhe Irving (John Turturro), bëhen gjithnjë e më të pakënaqur nga Lumon dhe fshehtësia e operimit të saj dhe sajojnë skema dredharake për të zbuluar natyrën aktuale të punës së tyre misterioze.

Kur "Severance" u rikthye këtë janar pas tre vjetësh nga sezoni i parë, fansat thanë se pritja e dhimbshme - e përkeqësuar nga një moment kulminant në të cilin u mbyll sezoni i parë -  “ia kishte vlejtur”.

Sezoni i dytë pati një përgjigje të ngjashme dhe nga kritikët – duke shënuar 97% në Rotten Tomatoes.

Fansat do të jenë të lehtësuar gjithashtu që regjisori i “Severance”, Ben Stiller (po, ai aktori i filmave komedi) ka lajmëruar një sezon të tretë të serialit.

Ky serial fantastik që kushton $20mln episodi vërtetoi që ia ka

"Duhet të zgjasë për aq kohë sa do e kërkojë historia; kjo është diçka për të cilën ne kemi një ide dhe po punojmë drejt saj ndërsa po fillojmë punën tonë të sezonit të tretë," tha Stiller për Collider.

Artikuj të sugjeruar: