Instagramming

Kylie Jenner guxoi të bënte një shaka dhe interneti iu vërsul menjëherë

Shkruar nga Anabel

18 Mars 2025

Kylie Jenner guxoi të bënte një shaka dhe interneti iu

Këtë javë, ndërsa promovonte koleksionin e ri të linjës së saj të veshjeve, Kylie bëri një shaka “naive” që ishte mjaft për të ndezur gjithë urrejtësit profesionistë në internet.

Veshja që po reklamonte Jenner ishte një fustan me shuuumë dekolte, latex dhe flakë e kuqe. Pra, kur sheh një vajzë me një fustan të tillë veshur nuk ta pret mendja se po del për të bërë pazarin e ditës për shembull.

Kylie, duke e ditur fare mirë dhe vetë këtë gjë, por një mjeshtre e marketingut, tha me atë çiltërsinë tipike të saj: "Unë do të vishja këtë veshje në klub, do të vishja këtë veshje për të marrë fëmijët e mi nga shkolla, do të vishja këtë veshje për të bërë takime biznesi".

Kylie Jenner guxoi të bënte një shaka dhe interneti iu

Shumë përdorues të internetit i marrin seriozisht të tilla komente ose i irriton gjithsesi ky lloj humori kur vjen nga gratë dhe nisën të bëjnë komente të tipit: "Të lutem, mos e vish atë në shkollën e fëmijëve të tu, për hir të Zotit mos".

“Do ta vishje atë duke marrë fëmijët nga shkolla?? E humbe respektin tim me këtë”, tha dikush tjetër. “Fiksimi i Kylie-t për t’u bërë seksi sa vjen e përkeqësohet,” tha një tjetër njeri i ngecur në kohë dhe komenti që nuk mungon asnjëherë: “E kujt po i intereson” ishte gjithashtu i pranishëm.

Megjithatë, ekzistojnë fatmirësisht dhe njerëz të sigurt në vetveten e tyre dhe i gjejmë në komente të tipit:

“Nuk ka asnjë mënyrë që njerëzit të mos e dinë se ajo po bën shaka.”

Sikur të gjithë të ishim si këta të fundit, me siguri familja Kardashian-Jenner do kishte falimentuar.

Artikuj të sugjeruar: