Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

19 Mars 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Rusia pranon një pauzë 30-ditore për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, ranë dakord gjatë telefonatës së tyre të martën për të negociuar një armëpushim 30-ditor kundër objektivave të energjisë dhe infrastrukturës së Ukrainës, sipas Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit.

Të dyja palët publikuan deklarata me shkrim menjëherë pas telefonatës së gjatë, me Shtëpinë e Bardhë duke e përshkruar atë si hapin e parë "drejt paqes". Këto zhvillime shpresohet se do të përfshijnë një armëpushim në Detin e Zi dhe një fund të plotë dhe të qëndrueshëm të luftimeve mes dy palëve.

Hungaria miraton ligjin që ndalon paradën për të drejtat e LGBTQ+

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Parlamenti i Hungarisë miratoi të martën një ligj që ndalon paradat e krenarisë, duke "vulosur" një nga politikat më të rrepta ndaj LGBTQ+ nga partia populiste e djathtë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Pjesëmarrja në një paradë të tillë do të gjobitet deri në €500, të cilat shteti duhet t'i mbledhë dhe përdorë për "mbrojtjen e fëmijëve", sipas përmbajtjes së ligjit. Autoritetet mund të përdorin mjete për njohjen e fytyrës për të identifikuar njerëzit që marrin pjesë në eventet e ndaluara.

Rikthehen përmbytjet në Spanjë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Spanjën jugore. Si pasojë, disa rrugë janë bërë të pakalueshme, ndërsa shumë shkolla janë mbyllur.

Autoritetet vendase kanë urdhëruar evakuimin e 365 familjeve nga fshati Campanillas, pranë Malaga.

Banorët që u evakuuan e kaluan natën në një qendër sportive komunale, e cila shërbente si strehë e përkohshme.

Netanyahu: “Sulmet ndaj Hamasit në Gaza ishin vetëm fillimi”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Izraeli ka rifilluar luftimet, theksoi Benjamin Netanyahu, disa orë pas sulmit ajror në Gaza që shkaktoi qindra të vdekur.

Në një mesazh televiziv të martën, Netanyahu tha, ndër të tjera, se Izraeli kishte bërë përpjekje për të kthyer pengjet, ndaj dhe kishte zgjatur fazën e parë të armëpushimit.

Sipas tij, Izraeli dërgoi delegacione në Doha dhe Kajro, por çdo herë Hamasi refuzonte propozimet, gjë e cila riktheu sulmet masive. Sulmet e nisura dhe që do të vazhdojnë, janë "vetëm fillimi", tha kryeministri izraelit.