Flokët

Ky test ju tregon me saktësi çfarë i duhet flokut tuaj

Shkruar nga Anabel

19 Mars 2025

Ky test ju tregon me saktësi çfarë i duhet flokut tuaj

I hollë, i thatë, i dëmtuar, i yndyrshëm, i dendur apo i shëndetshëm, janë këto vetëm një pjesë e vogël e termave që mund të përdorim për të përshkruar flokët tanë. Këto fjalë janë ato që na shoqërojnë edhe kur zgjedhim shampon, teksa përshkruajmë nevojat e flokut.

Por, më lejoni të shtoj katër fjalë të reja në fjalorin tuaj të flokëve: 'porozitet i ulët' dhe 'porozitet i lartë'. 

Poroziteti, një term për të përshkruar se sa i aftë është boshti i flokëve për t'u depërtuar, mund të ndikojë në pamjen e përgjithshme dhe shëndetin e tyre.  Sepse, ndërkohë që produkte të caktuara (si një maskë flokësh ose balsam ) mund të bëjnë mrekulli për një person, mund të dëmtojnë një tjetër - edhe nëse keni tipe flokësh të ngjashëm. 

Çfarë është poroziteti i flokëve?

Dallimi në porozitetin e flokëve tuaj do të ndryshojë produktet që ju duhet të kujdeseni për to - nëse keni flokë me porozitet të ulët, do t'ju nevojiten produkte të lehta, pasi ato e kanë më të vështirë të depërtojnë në boshtin e flokëve. Në të kundërt produktet e tjera mund të mos përthithen plotësisht, gjë që e rëndon flokun. Nëse keni flokë me porozitet të lartë, do t'ju nevojiten produkte me tjetër teksturë, shumë hidratues, sepse boshti i flokëve tuaj thith shumë produkt dhe nëse nuk ushqehet mjaftueshëm, do të qëndrojë i thatë.

Një mënyrë e thjeshtë për të testuar porozitetin e flokëve tuaj

Një mënyrë e mirë për të testuar porozitetin është të lagni disa fije floku në një tas me ujë dhe t'i lini të qëndrojnë për disa minuta. Nëse flokët “fundosen”, janë me porozitet të lartë; nëse “notojnë”, janë me porozitet të ulët.

Produktet më të mira për flokë me porozitet të lartë dhe të ulët

Nuk po themi të hidhni produktet që keni, por ndërsa ato mbarojnë, përpiquni t'i zëvendësoni me produkte të dizajnuara posaçërisht për të depërtuar në flokë. Mos harroni, në listën e mbiemrave me të cilët përshkruani flokët, kur bëni blerje, shtoni edhe llojin e porozitetit.

Burimi: Stylist UK