Kim Kardashian-it duket se i ka ardhur në majë të hundës nga veprimet e paparashikuara të ish-bashkëshortit të saj Kanye West.
Burime thanë se ajo po mendon të ndryshojë marrëveshjen e kujdestarisë me Kanye-n, pasi ai lajmëroi se do të publikonte një këngë me vajzën e tyre të madhe North West dhe P. Diddy-n, pa miratimin e saj.
Ylli i "Kardashians" është duke menduar seriozisht për ta çuar yllin e hip-hop-it në gjykatë që t'i heqë atij të drejtën për kujdestarinë e përbashkët ligjore të fëmijëve të tyre. Kujdestaria fizike thuhet se nuk është një problem pasi Kanye rrallë i sheh fëmijët e tij dhe Kim dëshiron që ata të kenë një marrëdhënie të mirë me babanë e tyre gjithsesi.
Ish-ët, të cilët u martuan në vitin 2014, u divorcuan në vitin 2022 dhe ranë dakord për kujdestarinë e përbashkët fizike dhe ligjore të katër fëmijëve të tyre: North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Kim kërkoi një seancë urgjente me avokatët e tyre, një ndërmjetës dhe një gjykatës pasi mësoi se ai po planifikonte të nxirrte një këngë me vajzën e tyre të madhe, North dhe P. Diddy-n. Edhe pse Kanye s’u paraqit në takim, raportohet se ai ra dakord të mos e publikonte këngën.
Megjithatë, Kanye nuk i harron zakonet e tij dhe e hoqi këngën duke shtuar dhe një deklaratë në X se janë burrat ata që "marrin vendimin përfundimtar". Ai ndau gjithashtu një shkëmbim të nxehtë mesazhesh mes tij dhe Kim-it, e cila i bënte të qartë se nuk donte që vajza e tyre të përfshihej me manjatin e burgosur në asnjë mënyrë.
Mes këtyre informacioneve, Kim duket se thjesht po përpiqet të bëjë atë që është më e mira për fëmijët e saj.
Artikuj të sugjeruar:
- Ish-e dashura e Kanye West: 'Ja arsyeja pse ai vesh partneret në mënyrë provokuese'
- Ups! Kanye West dhe Bianca Sensori vendosin t'i japin martesës së tyre një shans të dytë
- Kim bëri një rrëfim të sinqertë për gjithë vështirësitë e ndarjes nga Kanye
- Huh?! Kanye West bën thirrje që Diddy të lirohet nga burgu
Burimi: Page Six