
Anëtarët e familjes mbretërore britanike nuk mund të vendosin rripat e sigurimit. Rregulli është shumë i çuditshëm duke marrë parasysh se rripat e sigurimit janë një element i rëndësishëm i sigurisë gjatë udhëtimeve në makinë, gjë që është e rëndësishme për çdo njeri dhe veçanërisht familjen mbretërore.
Pra, pse nuk vendosen rripat e sigurimit?

Eksperti britanik i sigurisë, Michael Chandler, tha se anëtarët e familjes mbretërore kanë hequr dorë nga rripat e sigurimit për shkak të situatave emergjente në të cilat mund të hasen. Paradoksalisht, familja mbretërore nuk vendos rripa sigurimi, për hir të sigurisë së tyre.
"Siç mund ta imagjinoni, mund të kemi lajmërime për nxjerrjen e një anëtari nga një automjet sa më shpejt të jetë e mundur. Ka të ngjarë që të ndodhë diçka e rrezikshme.”
Sa i përket ligjshmërisë, Chandler tha: "Ata nuk kanë gjasa të arrestohen apo gjobiten për rastet kur thyejnë këtë rregull.”
Megjithatë, në udhëtimet e gjata gjërat janë ndryshe: "Në ato raste kur ata udhëtojnë relativisht shpejt nëpër Londër ose në autostrada - ata me siguri do t’i vendosin rripat e sigurimit."
Të gjithë njohim njerëz të tillë nga jeta jonë që kujtojnë se janë pjesë e familjes mbretërore apo jo?
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Cosmopolitan