Celebrity

Kanye West sulmon familjen Kardashian: "Janë prostituta dhe tutore të fëmijëve me ngjyrë"

Shkruar nga Anabel

20 Mars 2025

Kanye West sulmon familjen Kardashian: "Janë prostituta dhe tutore

Kanye West nuk tërhiqet në “luftën” që ka shpërthyer së fundmi me Kim Kardashian, duke kaluar nga sulmet personale në akuza ekstreme ndaj gjithë familjes së saj. Në një reagim në rrjete sociale, reperi nuk ngurroi t'i quante publikisht motrat Kardashian si punonjëse seksi dhe shkoi edhe më tej, duke i akuzuar si tutore të fëmijëve të tyre në prostitucion.

Fillimisht, le të sqarojmë se si nisi e gjitha:

Kanye West sulmon familjen Kardashian: "Janë prostituta dhe tutore

Kaney përfshiu vajzën e tij 11-vjeçare, North, në një këngë të re të titulluar "Lonely Roads Still Go to Sunshine", ku gjithashtu shfaqet P.Diddy, i cili përballet me akuza shumë të rënda, ku përshihet edhe përdhunimi i fëmijëve.

Shfaqja e North në këtë këngë ka bërë që Kim të indinjohet dhe të mos pajtohet me këtë lëvizje të reperit, ndaj po mendon marrjen e kujdestarinë të plotë, duke bërë kështu që Kanye të humbasë të drejtat mbi fëmijët.

Reagimet e Kanye

Pas lajmeve se Kim mund të marrë kujdestarinë e 4 fëmijëve që dyshja kanë së bashku (lexo këtu), Kanye nisi një “fushatë denigruese” ndaj familjes Kardashian.

 “Kim Kardashian është një tutore”, shkruan ai në postimin e tij të parë.

Megjithatë, sulmi i tij nuk ndalet me kaq, pasi në një postim tjetër Kanye West akuzon të gjithë familjen Kardashian si punonjëse seksi. Në fakt, ai thotë se ata janë të përfshirë në trafikimin e fëmijëve të tyrë.

“Kardashians janë punonjëse seksi dhe tutorë të fëmijëve me ngjyrë, të cilët “i prodhojnë” në mënyrë strategjike”, shkroi ai.

Kanye West sulmon familjen Kardashian: "Janë prostituta dhe tutore

Sulmit të tij, natyrisht, nuk i kanë shpëtuar as mediat, pasi reperi u ankua për mënyrën se si po e trajtonin, duke pretenduar se po përpiqeshin t’i prishnin imazhin. 

"Jam lodhur nga mediat”, shtoi ai.

Së fundmi, ai iu referua sërish fëmijëve të tij, duke thënë se ka dy muaj që nuk e ka parë djalin e tij, Saint. Për këtë ai akuzoi sërish familjen Kardashian, duke thënë se “gratë e bardha” nuk e lejojnë të shohë djalin e tij.

“Unë kam 6 javë pa parë Saint. Gratë e bardha nuk më lënë t'i shoh fëmijët e mi dhe as të di se ku shkojnë në shkollë. Ata kontrollojnë imazhin e fëmijëve të mi”, ka shkruar reperi.

Kim Kardashian prej vitesh përpiqet të ruajë një ekuilibër mes imazhit publik dhe mbrojtjes së fëmijëve të saj, por mesa duket “është mbushur kupa”.

Kanye West sulmon familjen Kardashian: "Janë prostituta dhe tutore

Artikuj të sugjeruar: