Nostalgjia është fjala e vetme që na vjen në mendja kur flasim për këtë kapëse, por duket se nuk do mbetet më vetëm pjesë e kujtimeve. Kapësja në formë bananeje është rikthyer dhe shumë vajza po zgjedhin të stilojnë flokët me të. Nisi fillimisht si një trend në TikTok dhe shumë shpejt u përhap edhe në platforma të tjera sociale, për t’u bërë përfundimisht pjesë e përditshmërisë tonë.
Kjo kapëse ka regjistruar një rritje të shpejtë të interesit për të, pasi sipas Google Trends, kapëset po kërkohen gjithnjë e më shumë shoqëruar me ide për stilimin e flokëve. Pinterest, ka pasur një rritje prej 105% të kërkimit me frazën "si të stilojmë flokët me kapëse " në krahasim me këtë periudhë të vitit të kaluar.
Disa ide se si të stiloni flokët me këtë kapëse:
View this post on Instagram
Artikuj të sugjeruar: