Art & Libra

Doni të pastroni trupin nga toksinat? Ja disa receta, sekrete dhe këshilla

Shkruar nga Anabel

20 Mars 2025

Doni të pastroni trupin nga toksinat? Ja disa receta, sekrete dhe

A jeni të sigurt që trupi juaj nuk përmban toksina? Në një botë ku helmet dhe patogjenët janë të pranishëm gjithkund, trupi ynë është vazhdimisht i ekspozuar ndaj kërcënimeve që mund të dëmtojnë shëndetin tonë. Ndaj, pastrimi është më shumë se një luks – është një nevojë e domosdoshme.

Libri “Pastrohu, që të shërohesh” i Anthony William do t’ju ndihmojë të merrni kontrollin mbi shëndetin tuaj përmes një programi pastrimi të strukturuar, që trajton shqetësime si ankthi, depresioni, aknet, ekzemën, problemet me zorrët, migrenën dhe shumë të tjera.

Doni të pastroni trupin nga toksinat? Ja disa receta, sekrete dhe

Pastrimi: një mjet i fuqishëm për shëndetin

Pastrimi është një mjet jetik për të luftuar kundër atyre ngarkesave, për sa kohë që e bëjmë në mënyrën e duhur. Prandaj ju duhet ky libër.

Anthony William ka përmbledhur në këtë libër protokolle pastrimi që shtrihen nga më të thjeshtat, si pastrimi 3:6:9, deri te pastrimi kundër metaleve të rënda dhe insekticideve, gjithashtu duke përfshirë një detoks për mëngjesin. Këto protokolle janë të thjeshta dhe efektive, dhe mund të sjellin përmirësime të dukshme në shëndetin tuaj fizik dhe emocional.

Cilat janë përfitimet e këtij libri?

· Si të zgjidhni pastrimin që i përshtatet trupit tuaj.
· Shkaqet e mundshme të simptomave dhe kushteve që mund të përjetoni.
· Protokolle pastrimi që duhet të ndiqni dhe ato që duhet të shmangni.
· Njohuri mbi dietat dhe tendencat e fundit, si agjërimi me ndërprerje dhe mikrobioma.
· Udhëzime për suplementet
· Si të përballoni aspektet emocionale të pastrimit.
· Më shumë se 75 receta dhe menu që mund t’ju ndihmojnë.
· Mbështetje shpirtërore dhe inkurajim për të besuar se shërimi është i mundur.

Pak fjalë për autorin

Anthony William është një mjek që është bërë i njohur për qasjen e tij alternative në mjekësi, e cila bazohet kryesisht në diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve përmes konsultimeve me “zërin” që ai pretendon të ketë dëgjuar që nga fëmijëria. Ai ka zhvilluar një sistem të quajtur “Medical Medium”, katër prej të cilëve janë përkthyer në shqip nga shtëpia botuese “Living”, ku përdor njohuritë që i merr nga një burim shpirtëror, duke ofruar udhëzime për trajtimin e sëmundjeve dhe përmirësimin e shëndetit.

Ndryshe nga mjekësia tradicionale, metoda e tij është mbështetur në teorinë se shumica e sëmundjeve të fshehura dhe të pasqaruara kanë shkaktuar faktorë të jashtëm, si viruse dhe baktere që nuk janë të dukshme në testet tradicionale. Ai promovon përdorimin e ushqimeve të caktuara dhe trajtime të natyrshme për të luftuar këto sëmundje.

Librat e tij janë të njohur dhe janë shitur në miliona kopje në të gjithë botën. “Medical Medium” ka qenë bestseller për shumë vjet, sipas “New York Times” dhe ka marrë vlerësime nga lexuesit. Anthony William ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre ndajnë dëshmi dhe histori suksesi për shëndetin e tyre, që ka ndryshuar kryekëput pas ndjekjes së këshillave të tij.