Nëna e Beyonce -s, Tina Knowles, nuk e la pa komentuar deklaratën e Kanye West në lidhje me fëmijët e Beyonce dhe Jay Z.
Konkretisht, reperi iu referua atyre në një postim në X, duke i cilësuar si “të vonuar”.
“A i ka parë dikush fëmijët e vegjël të Jay-Z dhe Beyonce? Ata janë "të vonuar". Kjo është arsyeja pse fekondimi artificial është një bekim, të kesh fëmijë "të vonuar" është një zgjedhje."
Mamaja e Beyonce është kujdesur t'i përgjigjet në të njëjtën mënyrë Kanye-t, me një postim në Instagram. Në të, ajo theksoi se “çdo armë që është përdorur kundër saj apo familjes së saj do të asgjësohet në fund”.
Në veçanti, mamaja e këngëtares ka postuar një video në llogarinë e saj personale në Instagram, në të cilën duket se ironizoi reperin.
“Çfarë ndodh kur një plak prej bore shpërthen? Shkrihet”, dëgjohet të thotë ajo në video. Në mbishkrimin që shoqëron postimin, ka shkruar:
“Është e vështirë të qëndrosh pozitive dhe me klas përballë injorancës dhe të keqes. Por e di që asnjë armë kundër meje apo familjes sime nuk do të ketë sukses. Kjo betejë nuk është e imja, por e Zotit, e di që Zoti do kujdeset për këtë."
View this post on Instagram
Megjithatë, reperi e ka fshirë postimin, për ta rikthyer në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Po ashtu, ai theksoi se nuk e fshiu postimin “për t'u dukur njeri i mirë”.
Kanye, i cili bashkëpunoi me Jay-Z në albumin e vitit 2011 "Watch the Throne", që atëherë është distancuar nga ish-bashkëpunëtori i tij. Sulmi i Kanye ndaj fëmijëve të çiftit të famshëm erdhi si pjesë e një shpërthimi "të ashpër" në rrjetet sociale.
Artikuj të sugjeruar: