Sia ka dorëzuar kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj prej dy vitesh, Dan Bernard. Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six, çifti i ndarë ka sjellë në jetë një fëmijë me emrin Somersault Wonder.
Këngëtarja, e cila u martua ligjërisht me Bernard në dhjetor të vitit 2022, ka përmendur “dallime të papajtueshme” si arsye për ndarjen dhe ka listuar datën e ndarjes si 18 mars 2025. Dyshja u pa për herë të fundit së bashku më 27 shkurt 2025.
Ndërkohë, Somersault ka lindur më 27 mars 2024, që do të thotë se javën e ardhshme do të festojë ditëlindjen e parë. Sia kërkon kujdestari të plotë ligjore dhe fizike të Somersault, por dëshiron që Bernard të ketë të drejtën e vizitave. Këngëtarja po ashtu ka kërkuar nga gjykata që Bernard të mos ketë të drejtë të përfitojë mbështetje financiare pas divorcit.
Nuk dihet nëse çifti ka një marrëveshje paramartesore, dhe përfaqësuesit e Sias nuk kanë reaguar ende për këtë çështje. Lajmi u raportua fillimisht nga TMZ. Sia dhe Bernard organizuan një dasmë madhështore në maj 2023 në Villa Olivetta, rezidenca e stilistëve të njohur Stefano Dolce dhe Domenico Gabbana në Portofino, Itali.