Pretendimi i modeles Any Awada se ka bërë seks në grup me Neymar dhe një grua tjetër po merr një kthesë të re, pasi dyshohet se ajo është shtatzënë me futbollistin.
Në një video në Instagram, 21-vjeçarja ka treguar një test shtatzënie që rezultoi pozitiv, ku të gjithë pyesnin nëse Neymar ishte babai, por ajo vetë nuk dha asnjë përgjigje.
"Të gjithë po qeshin me mua. Bleva një test shtatzënie dhe isha e sigurt që do të ishte negativ. Rezultova shtatzënë ," u tha 21-vjeçarja ndjekësve të saj.
Awada ka pohuar se seksi me Neymar ka ndodhur në një vilë, në një festë me 20 vajza të tjera.
Sipas pretendimeve të saj, ajo është paguar rreth 3500 dollarë për të kaluar kohë nën shoqërinë e futbollistit dhe një vajze tjetër.
View this post on Instagram
Ky lajm vjen në një kohë kur jeta dhe karriera e brazilianit është në ditë mjaft të mira. Ai është rikthyer në ekipin e zemrës, Santos, është thirrur sërish në Kombëtare pas vitit 2023 dhe partnerja e tij është shtatzënë me fëmijën e dytë. Ndërkohë partnerja e tij, Bruna Biancardi, e fali më pare, pasi ai doli pranoi publikisht se e kishte tradhtuar kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.
View this post on Instagram
Artikuj të sugjeruar: