Kinema & TV

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Wings Hauser

Shkruar nga Anabel

21 Mars 2025

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare aktori legjendar

Aktori amerikan, Wings Houser, një figurë ikonë në film dhe televizion, ndërroi jetë në Los Angeles për shkaqe natyrore. Lajmin për humbjen e aktorit në moshën 78-vjeçare e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Callie Lily Hauser.

Ajo dha lajmin, më 19 mars, përmes Instagramit, por aktori mësohet se ka ndërruar jetë më 15 mars. Në një postim, ajo foli për jetën, suksesin dhe njeriun që ai ishte.

"Ikona e filmit, Wings Hauser, “fluturoi”, (ndërroi jetë), në krahët e partneres së tij në film dhe muzikë, Cali Lili Hauser, në studion e tyre këtë fundjavë.”, thuhet në postim.

Më tej, familja e tij kërkon që fansat të mbështesin projektet për të cilat aktori ka punuar, në vend të luleve.

“Wings po u kërkon fansave të filmit dhe muzikës në vend të luleve ose kartolinave që të tregojnë mbështetje të vazhdueshme për projektet aktuale dhe të ardhshme.", thuhet në postim.

Përveç bashkëshortes, Wings Hauser la pas fëmijët e tij, vajzën Bright dhe djalin, Cole. Cole ndoqi hapat e babait të tij dhe u bë aktor.

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare aktori legjendar
Wings Houser e filloi karrierën e tij me filmin “First to Fight” në 1967, dhe më pas luajti role në serialet Magnum, PI, The Fall Guy, Murder, She Wrote, Perry Mason, Roseanne, Beverly Hills, 90210, Kingpin, Bones dhe Criminal Minds.

Roli i tij më i njohur ishte ai i Greg Foster në serialin televiziv "The Young and the Restless" në 1977.