Showbiz dhe TV

Alban Dudushi për largimin nga RTSH: “Të heq dikush që s’merr vesh nga kjo punë”

Shkruar nga Anabel

21 Mars 2025

Alban Dudushi për largimin nga RTSH: “Të heq dikush që

Pas ndërprerjes së kontratës pa asnjë sqarim nga RTSH, Alban Dudushi ka treguar për “The Dalina Show” detaje mbi largimin e tij.

“Aty u ndërprenë edhe dy emisione që ishin të suksesshme, si në shikueshmëri, ashtu edhe në YouTube - emisioni i Elonës dhe emisioni im,” u shpreh ai.

Sipas Dudushit, e gjithë kjo histori është një kombinim i absurditetit dhe mungesës së logjikës.

“Është një histori edhe qesharake, edhe banale, edhe irrituese. Në këtë profesion kemi kaluar shumë, kemi njohur shumë. Normalisht, intriga ka, është një botë që për hir të së vërtetës ka konkurrencë brenda saj dhe kjo është normale. Nuk është fushë me lule, nuk është gjithmonë ashtu siç duket në ekran. Por kur ndodh diçka që nuk ka kuptim në vetvete, kjo është ajo pjesa që të shushat dhe të acaron.”

Ai e quan këtë një histori “budallaqe” dhe të pakuptimtë, pasi vendimi u mor nga dikush që thjesht po mbante pozicionin përkohësisht.

“Çfarë ka ndërmend një personazh që është vendosur aty thjesht për të mbajtur timonin, derisa të kalojnë këto historitë dhe pastaj, kur të bëhet përzgjedhja e drejtorit të ri, do të jetë ai që merr vendimet?”

Dudushi e përmbledh këtë situatë si një absurditet të pastër:

“Ndodhi ajo që ndodhi. Vjen një personazh që pranon se nuk merr vesh nga kjo punë dhe ti, papritur, e gjen veten të hequr prej tij. Kjo ishte çudia.”