Kinema & TV

Çfarë kuptimi kanë emoji-t në serialin “Adolescence”

Shkruar nga Anabel

21 Mars 2025

Çfarë kuptimi kanë emoji-t në serialin

Nëse e keni parë serialin “Adolescence”, me siguri keni shumë pyetje - njëra prej tyre është se çfarë nënkuptonin emoji-t e përdorur nga Jamie Miller (Owen Cooper) dhe fëmijët e tjerë në shkollën e tij.

Në episodin e dytë, hetuesi Luke Bascombe (Ashley Walters), mëson se ai keqinterpretoi një seri emoji-sh të lëna nga Katie (Emilia Holliday), adoleshentja e vrarë, në profilin e Jamie-t në Instagram, duke besuar se ishin flirtues.

Vetëm kur djali i tij adoleshent Adam (Amari Bacchus) ia shpjegon, ai kupton se ka një mesazh më të errët pas këtyre ikonave.

Çfarë kuptimi kanë emoji-t në serialin

Pilula e kuqe

Në episodin e dytë, Adam zbërthen kuptimin e emoji-ve, duke i thënë babait të tij: "Pilula e kuqe nënkupton, "Unë e shoh të vërtetën". Është një thirrje për veprim nga manosfera."

Manosfera i referohet një grupi faqesh interneti, blogjesh dhe forumesh në internet që promovojnë maskilizmin, mizogjininë dhe kundërshtimin ndaj feminizmit. Në këto forume, “pilula e kuqe”, një term i huazuar nga filmi “The Matrix”, është bërë një simbol i zgjimit ndaj “të vërtetës” që lidhet me dinamikat gjinore.

Çfarë kuptimi kanë emoji-t në serialin

Emoji i dinamitit

Adam vazhdon të shpjegojë se komenti i Katie-t në profilin e Jamie-t përfshin një dinamit, i cili i referohet një "pilule të kuqe që shpërthen" që do të thotë se Jamie është një incel.

Incel janë një nëngrup i komunitetit të mizogjenëve në internet të njohur si "manosfera". Sipas organizatës Anti-Defamation League, janë një grup "burrash heteroseksualë që fajësojnë gratë” për faktin që nuk kanë lidhje romantike.

Çfarë kuptimi kanë emoji-t në serialin

Emoji 100

Adam përshkruan rregullin "80/20", që lidhet me emoji-n 100. Ai thotë: "80% e grave tërhiqen nga 20% e burrave. Sipas komunitetit të mizogjenëve, gratë, duhet t'i mashtroni sepse nuk do t'i “fitoni” kurrë në mënyrë normale.

Hetuesi Luke Bascombe më pas vë në dyshim se si Jamie mund të jetë involuntary celibate kur është vetëm 13 vjeç, për të cilën Adam i përgjigjet: "Katie po thotë se ai do të jetë gjithmonë i tillë".

Involuntary celibate - dikush që dëshiron një marrëdhënie romantike ose seksuale, por nuk është në gjendje ta ketë një të tillë pavarësisht se dëshiron. Termi ka evoluar me kalimin e kohës, duke përshkruar fillimisht një gamë të gjerë njerëzish që kanë probleme me vetminë ose mungesën e suksesit romantik. Megjithatë, vitet e fundit, ky term është lidhur me disa komunitete online që shprehin zhgënjim, pakënaqësi ose pikëpamje mizogjene (incel).

Çfarë kuptimi kanë emoji-t në serialin

Emoji-t e zemrave

Gjatë bisedës së Adam-it me të atin, ai tregon se emoji-t me zemra mund të kenë kuptime të ndryshme kur përdoren nga brezat e rinj. Ai shpjegon: "Zemra e kuqe do të thotë dashuri; lejla - jam i/e eksituar; e verdhë - "Unë jam i interesuar, a je ti i interesuar"; rozë - "Unë jam i interesuar, por jo për seks"; portokalli - "Do të jesh mirë". Gjithçka ka një kuptim. Çdo gjë ka një kuptim."

Çfarë kuptimi kanë emoji-t në serialin

Emoji i kokrrave të fasuleve

Adam shton se emoji i fasules përdoret gjithashtu për të identifikuar ose vetë-identifikuar si incel. Kjo mund të lidhet me ngjashmërinë me kokrrat e kafesë. Memet me kokrrat e kafesë, e njohur në platforma si 4Chan dhe Reddit, është përdorur për të nënçmuar gratë dhe për të përforcuar stereotipet e dëmshme.