
Aubrey Plaza dhe bashkëshorti i saj i ndjerë Jeff Baena ishin të ndarë prej disa muajsh para se ai të ndahej nga jeta, sipas TMZ.
Vështirësitë martesore të Aubrey dhe Jeff zbulohen në raportin e ekzaminimit mjekësor dhe dokumentet tregojnë se Baena ishte ndarë nga gruaja e tij që nga shtatori i vitit 2024.
Bashkëshorti i Aubrey-t u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në zonën e Los Angeles-it këtë janar, nga shëtitësja e qenve të tij që lajmëroi dhe policinë.
Policët thanë se Jeff kishte patur një bisedë telefonike me Aubrey-n një natë përpara se të gjendej i vdekur. Aubrey kishte konfirmuar gjithashtu përpara policisë ndarjen e tyre.
Aubrey u tha atyre që Jeff kishte ndjekur terapi vazhdimisht, por nuk kishte pasur ndonjë përpjekje të mëparshme për të kryer vetëvrasje.
Dokumentet thonë se nuk u gjet asnjë drogë ose alkool në skenë ose në sistemin e Jeff dhe nuk u gjet asnjë shënim vetëvrasës prej tij pas ngjarjes së rëndë.
Aubrey dhe Jeff u martuan në vitin 2021 dhe nuk patën fëmijë së bashku. Aubrey e përshkroi vdekjen e ish-bashkëshortit të saj si një “tragjedi të paimagjinueshme”.
Burimi: TMZ