1. Kur dikush pushohet nga puna, paketon gjithmonë një kuti të vogël me gjërat e veta. Kujt i ka ndodhur ndonjëherë kjo?

2. Si gjejnë gjithmonë vend parkimi pikërisht përpara restoranteve, zyrave, apartamenteve të tyre? Dhe është gjithmonë vetëm një vend që mund të nxërë vetëm makinën e tyre në mënyrë të përsosur.
3. Burri vesh xhaketë, kurse gruaja një bluzë me mëngë të shkurtra apo anasjelltas. Është ftohtë apo nxehtë tani?

4. Kur bomba do të shpërthejë për 10 sekonda dhe personazhet ia arrijnë ta çaktivizojnë sekondën e fundit dhe mundësisht kanë vrapuar një maratonë në slowmotion derisa të arrinin në atë sekondë kritike.
5. Kur bëjnë filma nga epoka viktoriane për shembull dhe personazhet kanë lëkurë akull të pastër dhe dhëmbë të shndritshëm, sikur s'e njohim higjienën e asaj periudhe.
6. Veshjet tejet zbuluese me të cilat vajzat shkojnë në gjimnaz.

7. Çiftet që puthen porsa zgjohen. S’dinë gjë për frymën e mëngjesit ata?
8. Kur sulmohet protagonisti nga një grup njerëzish, por që shkojnë ta godasin vetëm njëri pas tjetrit. Sigurisht, i miri arrin t’i mposhtë duke na surprizuar të gjithëve.

9. Seksi në kuzhinë.
10. Kur personazhet zihen dhe pastaj thonë “A mund t’ia nisim nga fillimi?” dhe fillojnë të riprezantohen me njëri-tjetrin sikur s’ndodhi asgjë. E sikletshme.
11. Kur personazhet dëgjojnë fjalën e fundit të bisedës së dikujt tjetër dhe e nxjerrin jashtë kontekstit. I gjithi filmi rrotullohet rreth këtij keqkuptimi ndërkohë që mund të ishte zgjidhur për 2 sekonda nëse ky person do të pyeste se si qëndron e vërteta.
12. Kur një duhanpirës ndez një cigare, e thith një ose dy herë dhe pastaj e hedh tutje.

13. Kur lexojnë me zë të lartë kur po shkruajnë diçka, letër ose e-mail. Së paku të vendosin një zë sipër që na bën të kuptojmë se personazhi po i thotë me mendje ato fjalë.
14. Kur ka një tufë doktorësh që kujdesen për pacientët. Infermierët ku janë?

15. Stacionet policore që kanë vetëm mure prej xhami.

16. Kur shqyejnë rrobat përpara seksit. SI GUXON TË GRISËSH RROBAT?
17. Edhe në rrugë të drejta, shoferët rrotullojnë timonin që të duken sikur po ngasin makinën.
18. Kur futen në lokal, thonë “Një birrë për mua” dhe ua shërbejnë DIREKT!
19. Nxënësit e shkollave që kanë kohën e botës nëpër pushimet e tyre mes orëve. Kur isha unë në gjimnaz, s’më dilnin minutat as për të ndryshuar librat nga lënda në lëndë.

20. Pasi kanë bërë gjënë më të tmerrshme ndaj dikujt, disa personazhe pretendojnë se duke kënduar një këngë të tmerrshme mund të falen nga ai person.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.