Granit Xhaka ka ndarë lajmin e bukur se ai dhe bashkëshortja janë bërë prindër të një vogëlusheje për herë të tretë.
Lajmin e ndau bashkëshortja e Granitit, Leonita Xhaka dhe Graniti në rrjetet e tyre sociale, ku poshtë fotos së duarve të çiftit dhe vajzës së porsalindur, ata shkruajnë:
“Neyana Xhaka. 17.03.2025 Zemrat tona janë më plot se kurrë.”
View this post on Instagram
Kështu ata zbuluan emrin e veçantë dhe datëlindjen e saktë të së voglës së tyre.
Zbulimi i shtatzënisë të së shoqes ishte gjithashtu shumë i veçantë nga Graniti: në festim të një goli të tij, ai vendosi topin poshtë bluzës dhe ndau foton e shkrepur të momentit duke dhënë lajmin e mirë për gjithë dashamirësit.
View this post on Instagram
Përpara Neyana-s, Graniti dhe Leonita janë bërë prindër të dy vogëlusheve të tjera.