Celebrity Style

Ky kombinim i Selena Gomez është ideal për ditët me shi në pranverë

Shkruar nga Anabel

23 Mars 2025

Ky kombinim i Selena Gomez është ideal për ditët me shi

Selena Gomez dhe Benny Blanco kaluan gjithë javën duke u përgatitur për publikimin e albumit, por vëmendjën e rrëmbyen veshjet e tyre. Pak para publikimit të albumit, çifti u pa në eventin e përvjetorit të “Spring Breakers”.

Gomez kishte veshur një bluzë të tejdukshme në një nuancë çokollate me reçipeta në ngjyrë nude/bezhë të Victoria's Secret. Sipër shtoi një xhaketë bomber në ngjyrë burgundy/vishnje. Ajo e kombninoi pjesën e sipërme të veshjes së tejdukshme me një rrip kamoshi në ngjyrën kafe me detaj gold.

Përveç paletës së ngjyrave të burgundy dhe Mocha Mousse, si dhe aksesorëve kamoshi, pamja e yllit të pop-it konfirmoi edhe rikthimin e bizhuterive të viteve '80 përmes vëthëve të saj.

Ajo kompletoi veshjen me kombinimin e saj të preferuar: xhinse të drejta dhe taka me majë.

Ky kombinim i Selena Gomez është ideal për ditët me shi

Burimi: Marie Claire