Kinema & TV

Pesë seriale që duhet t'i shikoni nëse ju pëlqeu "Adolescence"

Shkruar nga Anabel

23 Mars 2025

Pesë seriale që duhet t'i shikoni nëse ju pëlqeu

Nëse keni mbetur të gozhduar para ekranit duke ndjekur “Adolescence” gjatë javëve të fundit, nuk jeni vetëm.

Thrileri psikologjik i Netflix është bërë fenomen: në vetëm katër episode, Adolescence na serviri në një histori të errët dhe dëshpëruese që shqyrton një sërë problemesh sociale që nga rrjetet sociale, shkolla, prindërimi dhe bullizmi. Adolescence ka lënë një shenjë të paharrueshme mes serive më të komentuara të vitit 2025.

Por çfarë mund të shihni për të mbushur boshllëkun që lë kjo histori e fuqishme pasi ta mbaroni? Mos u shqetësoni: ne kemi zgjedhur disa seriale për ju që, nga aspekti i atmosferës, temave ose tensionit narrativ, i ngjajnë shumë Adolescence.

Defending Jacob

Pesë seriale që duhet t'i shikoni nëse ju pëlqeu

Atmosferë e errët, dyshime familjare dhe një komunitet që bashkohet rreth një krimi të pashpjegueshëm: Defending Jacob ka të gjitha cilësitë për të kënaqur ata që e pëlqyen Adolescence.

Këtu gjejmë Chris Evans si Andy, një prokuror, i cili tronditet kur i biri 14-vjeçar akuzohet për vrasjen e shokut të tij. Tensioni rritet me çdo episod dhe këtu pasqyrohet roli i prindërve dhe identiteti i brishtë i adoleshentëve.

Baby Reindeer

Pesë seriale që duhet t'i shikoni nëse ju pëlqeu

Nëse Adolescence ju ka tronditur, Baby Reindeer mund të jetë akoma më shokues. Ky është gjithashtu një serial britanik i Netflix-it, i frymëzuar nga një histori e vërtetë.

Historia vërtitet rreth Donny-t, një komedian nga Londra, i cili përballet me një përndjekëse obsesive. Por rrëfimi shpejt bëhet më kompleks, duke zbuluar trauma të thella të personazhit. E errët, dinamike dhe e vlerësuar nga kritikët, kjo seri ka fituar çmime dhe ka tërhequr audiencën kudo në botë. Ia vlen ta shihni.

Boiling Point

Pesë seriale që duhet t'i shikoni nëse ju pëlqeu

Po i njëjti regjisor si tek Adolescence, po i njëjtë aktor kryesor (Stephen Graham), po i njëjti tension. Boiling Point na çon në një restorant, ku shefi dhe stafi i tij përpiqen të mbajnë ekuilibrat mes klientëve, jetës personale kaotike dhe trysninsë në fushën profesionale.

Një serial që shqyrton kufijtë njerëzorë, ashtu si Adolescence.

Presumed Innocent

Pesë seriale që duhet t'i shikoni nëse ju pëlqeu

Jo shumë i ngjashëm me Adolescence, por me të njëjtën aftësi për të mbajtur shikuesin në tension. Në Presumed Innocent, Jake Gyllenhaal luan një prokuror brilant që akuzohet për vrasjen e të dashurës dhe koleges së tij.

Ndërsa ai përpiqet të provojë pafajësinë e tij, dalin sekrete, tradhti dhe një rrjet i ngatërruar intrigash. Ndjesia e pasigurisë dhe pyetja e vazhdueshme – është ai fajtor apo jo? – do t'ju mbajë të gozhduar deri në skenën e fundit.

Missing You

Pesë seriale që duhet t'i shikoni nëse ju pëlqeu

Ashley Walters, e cila luajti detektiven Luke Bascombe në Adolescence, kthehet në një tjetër rol detektiveje në Missing You. Këtu, ajo gjen ish-të dashurin e saj të zhdukur… në një aplikacion takimesh. Nga aty, zgjidhet një mister që përfshin gjithashtu vrasjen e babait të protagonistes.

Bazuar në romanin nga Harlan Coben, seriali kombinon dramën personale, misterin dhe thillerin psikologjik.

Artikuj të sugjeruar: