Celebrity

Jennifer Aniston në një romancë? Fotot që ngjallën dyshime

Shkruar nga Anabel

24 Mars 2025

Jennifer Aniston në një romancë? Fotot që ngjallën

Jennifer Aniston dhe Pedro Pascal u fotografuan duke darkuar së bashku, në një restorant, ku dyshja dukeshin mjaft të afërt. Aq u desh dhe pretendimet se dy aktorët janë në një lidhje morën dhenë. Aktorja 56-vjeçare, e cila u bë e famshme me rolin e saj në "Friends" dhe 49-vjeçari, të cilin e pamë së fundmi në "Gladiator 2", u panë duke u larguar nga “Tower Bar” pas një takimi që zgjati tre orë.

Aniston kishte veshur xhinse blu, një bluzë të bardhë dhe një jelek të zi, ndërsa Pascal kishte veshur një xhaketë lëkure, xhinse dhe çizme kamoshi.

Jennifer Aniston në një romancë? Fotot që ngjallën

Thashethemet thonë se aktorja u befasua nga dasma e ish-bashkëshortit të saj, 53-vjeçarit Justin Theroux dhe partneres së tij 30-vjeçare, Nicole Brydon Bloom, por mesa duket jeta vazhdon.

Po ashtu, Pascal thuhet se do të shfaqet në serialin televiziv të Aniston, “The Morning Show”, me ftesë të saj dhe të Reese Witherspoon.

Artikuj të sugjeruar: