Flokët

“Teoria e prerjes së flokëve” do të ndihmojë të gjesh modelin që të përshtatet më mirë

Shkruar nga Anabel

24 Mars 2025

“Teoria e prerjes së flokëve” do të ndihmojë

Çdo javë sjell një trend të ri flokësh – herë është shkallëzimi, herë balluket e plota dhe në mes ka plot prerje të tjera që të bëjnë të mendosh dy herë para se të shkosh te parukieri. Por çfarë ndodh kur nuk dëshiron thjesht një ndryshim të çastit, por modelin e përkryer që të përshtatet përgjithmonë?

Këtu hyn në lojë “teoria e prerjes së flokëve”, një tendencë që po bën namin në rrjetet sociale dhe që premton të të ndihmojë të gjesh prerjen ideale bazuar në tre elementë: formën e fytyrës, tonalitetin e lëkurës dhe atë që quhet “esenca” e stilit tënd.

“Teoria e prerjes së flokëve” do të ndihmojë

Në thelb, kjo teori mbështetet në idenë se secili ka një prerje perfekte që i përshtatet më së miri. Mendoni për prerjen ikonike “Rachel” të Jennifer Aniston në vitet ’90 ose prerjen pixie të Halle Berry-t në fillim të viteve 2000. Një model flokësh që të duket aq natyral, saqë njerëzit do të mendojnë se ke lindur me të!

“Teoria e prerjes së flokëve” do të ndihmojë

Prerja ideale përcaktohet nga tri kritere kryesore:

1. Forma e fytyrës

Për të kuptuar formën e fytyrës, një truk i thjeshtë është të mendosh se cilit personazh të famshëm i ngjan dhe të analizosh prerjen e flokëve që ata përdorin më shpesh. Ja disa shembuj:

• Fytyrat katrore: Për t’i zbutur këndet e forta, prerjet me shtresa të buta dhe balluket janë një zgjedhje perfekte.

• Fytyrat ovale: Thuajse çdo prerje funksionon, por prerja e shkurtër ose flokët e gjatë me shkallëzim natyral janë një zgjedhje e sigurt.

• Fytyrat në formë diamanti: Me mollëza të theksuara, prerjet e shkurtra dhe stilet me volum rreth zonës së mjekrës janë ideale.

“Teoria e prerjes së flokëve” do të ndihmojë

2. Analiza e ngjyrave

Nuk ka nevojë të hysh në teori komplekse për të kuptuar cilat tone flokësh të shkojnë më shumë, mjafton të shikosh pëllëmbën e dorës:

 • Nëse ka një nuancë rozë, atëherë ke një nënton të ftohtë dhe do të të përshtateshin më shumë ngjyrat bionde platin ose të errëta me reflektime të ftohta.

•  Nëse lëkura jote ka një nuancë më të verdhë ose të artë, atëherë je në spektrin e ngrohtë dhe tone si mjalti ose gështenja me reflektime të arta janë më të përshtatshmet për ty.

“Teoria e prerjes së flokëve” do të ndihmojë

3. Esenca e stilit tënd - Flokë të çrregullt apo të kuruar?

Elementi i tretë është “esenca” jote – pra, si dëshiron të prezantohesh përmes stilit të flokëve.

• Nëse pëlqen një pamje natyrale dhe pa mundim, një prerje e shkurtër ose flokët me onde të çrregullta janë perfekte për ty.

• Nëse preferon diçka të kuruar dhe elegante, atëherë një prerje e drejtë do të të përshtatej më shumë.

Në fund të fundit, gjetja e prerjes perfekte kërkon më shumë sesa thjesht një foto frymëzuese nga Pinterest, por nëse analizon këto tri elemente, mund të zbulosh modelin që të përfaqëson më së miri!

Artikuj të sugjeruar: