Nëse mendonit se xhinset e duhura për ju gjenden thjesht duke i provuar, kemi një lajm të keq dhe një të mirë për ju. Lajmi i keq: ajo nuk është metodë e mjaftueshme për të gjetur xhinset më të mira. Lajmi i mirë: do t’ju ofrojmë një manual për të zbuluar se si t’i dalloni xhinset më të mira.
#1. Kërkoni për këto pjesëza
Ato përforcojnë mbrojtjen dhe sigurinë e xhepave tuaj. Xhinset që nuk i kanë, gjithmonë hapen dhe grisen në ato cepa.
#2. Shtrijini xhinset tuaja
Shikoni nëse të shtrira duken kështu. Kjo diferencë siguron hapësirën dhe komoditetin e duhur për të pasmet tuaja.
#3. Masni me dy gishta
Nëse kjo hapësira është më e vogël se dy gishta, sërish pasi t'i keni shtrirë diku xhinset, ato do të rrinë tepër të ngushta në pjesët tuaja intime.
#4. “V” për xhinse të Vlefshme
Kur xhinset kanë këto 2 qepje që vijnë në formë "V"-je, të pasmet duken më të ngritura.
#5. Pas “V”-së, shiko xhepat
Nëse shkojnë paralel me vijën e “V”-së, keni bërë bingo dhe të pasmet tuaja do të jenë gjithashtu falenderuese.
#6. Vëmendje ndaj vrimave për rripin
Do donit që qepja e pjesës së poshtme të shkojë deri poshtë copës tjetër të xhinsit, përndryshe, nëse bishti është i shkurtër dhe i qepur si pjesa e sipërme, do të shqepet lehtë.
#7. Kontrollo materialin e xhepave
Më i miri është ai 100% pambuk.
#8. Pambuku të duhet vetëm te xhepat!
Xhinset në tërësi, nëse përbëhen nga materiali i pambukut 100%, do krijojnë ata gjunjët e shëmtuar pas pak veshjesh. Në vend të tyre, shkoni për xhinset që përmbajnë 2% spandex, (që siguron elasticitetin e duhur për të mos u deformuar menjëherë), 5% poliester dhe pjesa tjetër pambuk.
#9. Kini parasysh që rrafshimet janë gjë e mirë
Nëse zona e copës që mbulon zonën e zinxhirit rri e rrafshët, ky është një lajm i mirë.
#10. Ngjyrat i duam në përputhje
Ngjyra e copës së zinxhirit duhet në të njëjtën ngjyrë me xhinset. Nëse nuk është, disa punëtorë dembelë kanë anashkaluar procesin e lyerjes (si në foto).
#11. Ndiqni arin dhe argjendin
E kemi fjalën për ngjyrën e zinxhirit. Nëse është e argjendtë ose ngjyrë floriri, veçanërisht në efekt mat, cilësia e zinxhirit është e shkëlqyer. Më thjesht, nëse lexon "YKK", zinxhiri i xhinseve është shumë cilësor.
Urrejeni kompleksitetin e këtij manuali ose jo, e dimë që do t’ju vijë në mendje ky artikull kur të bëni kërkimin e radhës për xhinset që doni të blini. :)
Artikuj të sugjeruar: