Celebrity

Fansja akuzon Blake Lively për sjellje ‘paranojake’: "Më ndoqi dhe më filmoi"

Shkruar nga Anabel

26 Mars 2025

Fansja akuzon Blake Lively për sjellje ‘paranojake’:

Një vajzë nga Teksasi pretendon se Blake Lively i është afrua jashtë një hoteli, duke e filmuar me celularin e saj, në një incident që ajo e përshkroi si "paranojak".

Sipas Kathleen Cooper, e cila po qëndronte në Hotelin 1928 në Waco, Teksas, me nënën e saj, ajo dhe aktorja u gjendën në të njëjtin ambient rastësisht, por takimi u zhvillua në një mënyrë që nuk e priste.

Cooper, shpjegoi për Daily Mail se vuri re që dikush i famshëm po futej në hotel, ndërsa një punonjëse më pas i tha se ishte Lively, e cila sapo kishte ardhur nga Austin, ku po promovonte filmin "Another Simple Favor”. Siç rrëfën më pas e reja, ajo nxori telefonin dhe nisi të filmonte aktoren, për t’ia treguar miqve të saj.

Aktorja ka hyrë në holl e veshur thjesht, e shoqëruar nga sigurimi, por duket se ka qenë në dijeni të pranisë së kamerës dhe ka mbuluar fytyrën. Fansja e saj mendoi se ndërveprimi përfundoi në atë moment.

Mirëpo, sipas pretendimeve të saj, të nesërmen në mëngjes, Lively iu afrua jashtë hotelit, mori celularin dhe nisi ta regjistronte, teksa dyshohet se ecte rreth makinës, duke synuar të filmonte targën.

"Ngrita sytë dhe pashë Lively. Ajo po mbante telefonin duke më filmuar. Instiktivisht, thjesht thashë 'përshëndetje'... sepse çfarë mund të thuash?", përshkruan Cooper. 

Ajo shtoi se pas këtij episodi, foli për incidentin në rrjete sociale, ku vuri re se punonjësit e hotelit dhe ekipi i Lively po i monitoronin postimet përmes llogarive të tyre.

Blake Lively nuk e ka komentuar publikisht incidentin.

Artikuj të sugjeruar: