Nëse ka një element në garderobë që mund të kombinohet në një sërë formash janë thjesht dhe vetëm bluzat e thjeshta me vija. Të gjitha vajzat që njoh e kanë një të tillë, por sa herë që e veshin duket sikur nuk është e njëjta. Diferenca qëndron gjithmonë të kombinimi, ndonëse e gjithë veshja bazohet pikërisht te një bluzë me vija.
Bizhuteritë apo elemente të tjera shtesë e bëjnë veshjen menjëherë shumë më elegante. Mund ta vishni me xhinse, pantallona serioze dhe pantallona në ngjyra të ndryshme. Është perfekte për në zyrë, por me pak ndryshime është akoma më ideale për një kafe me mikeshat e zemrat.
Në pasarelat e këtij sezoni, disa stilistë e përfshinë në koleksionet e tyre, si një element kyç rreth të cilit mund të krijoni çdo veshje, qoftë sportive apo elegante apo e të thjeshtë.
Disa mënyra kombinimi:
Artikuj të sugjeruar: