Selena Gomez është gjithmonë një burim frymëzimi kur bëhet fjalë për thonjtë dhe shpesh na befason me zgjedhjet e saj, të cilat shndërrohen menjëherë në trend. Ndër zgjedhjet e saj më të fundit, bien në sy thonjtë në nuancë shampanje gjatë ceremonisë së “Oscar 2025”, si dhe manikyri i saj blu që u bë viral disa muaj më parë.
Nëse nuanca e saj e fundit është një tregues, duket se thonjtë e Gomez këtë pranverë do të jenë me ngjyra shumë të ëmbla. Një shembull i shkëlqyer është nuanca e saj më e fundit, krijuar nga artisti i njohur i thonjve, Tom Bachik. Bachik ka postuar këtë manikyr të ri të Selenës në Instagram, ku thonjtë e saj janë të lyer me një ngjyrë të butë, jargavani.
Kjo ngjyrë është kaq e lehtë dhe e ngrohtë, sa tërheq menjëherë vëmendjen pa e tepruar.
View this post on Instagram
Ide të ngjashme:
Artikuj të sugjeruar: