
Kendall godet gjithmonë me zgjedhjet e saj të veshjeve, por këtë vizitë të sajën në Paris ajo ka vendosur ta kthejë në një frymëzim të vërtetë mode për gjithë vajzat plot stil.
Ajo veshi një xhaketë sportive kamoshi, e cila plotësonte në mënyrë perfekte bluzën e saj të bardhë dhe xhinset e drejta. Pjesa më e spikatur e veshjes së saj ishin mokasat e saj në ngjyrë vishnje, të cilat përmbanin një shollë të trashë që siguron gjithë rehatinë e botës që kërkojnë vajzat sportive.

Iku koha e versionit të këtyre këpucëve në ngjyrë të zezë, kush do të jetë njësoj si gjithë qyteti? Nëse s’e keni ndarë mendjen çfarë këpucësh të blini për këtë pranverë, tani me siguri do e bëni këtë gjë.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Who What Wear