Mirë, me sa duket edhe supermodelet mund të bien viktimë e një prerjeje të keqe flokësh. Emily Ratajkowski sapo hyri në TikTok dhe na prezantoi "prerjen më të keqe të flokëve" të jetës së saj - e cila me të vërtetë nuk është vetëm një ekzagjerim i modeles.
"Kam vendosur filtër sepse kam prerjen më të keqe të flokëve në jetë", tha EmRata, përpara se të zbulonte shkallëzimet e tepërta të shoqëruara me shuuumë balluke.
"Duket sikur kam baluke dhe mbrapa koke,” vazhdoi ajo me autoironinë. “Dakord, mundem t’i fsheh, por…po sikur të fillojë të fryjë erë?” përmbylli ajo.
Më pas ajo vazhdoi të shprehte emocionet me një pjesëz të shkëputur nga seriali i mrekullueshëm “Fleabag”:
@emrata CLAIRE ITS FRENCH
? original sound - Emrata
“Dukem si [bishti i një] lapsi,” thuhet në audion virale që njerëzit po e përdorin sa herë parukierët nuk takojnë pritshmëritë e tyre.