Ekzistojnë vetëm tre mënyra të duhura për të veshur xhinset e gjera, të cila janë kthyer në të preferuarat e shumë vajzave prej kohësh. Xhinset me bel të lartë dhe të gjera u shfaqën fillimisht në pasarelat e modës të vitit 2023 dhe vijojnë ende të jënë kryefjalë e modës.
Ata janë veshur edhe nga personazhe të famshëm si Julianne Moore, Sienna Miller dhe Katie Holmes dhe shumë të tjera.
Megjithatë, një prerje të tillë duhet të dish ta kombinosh, pasi rezultati mund të mos jetë shumë i këndshëm. Ne kemi menduar për ju dhe kemi përmbledhur 3 mënyrat ideale se si të stiloni xhinset e gjera.
Balanconi volumin
Xhinset e gjera janë të njohura për volumin e tyre. Për të krijuar një siluetë të ekuilibruar, kombinojini me një veshje të sipërme të shkurtër ose që vjen pas trupit, pasi ndihmon në ruajtjen e proporcionit.
Vishini me taka
Xhinset e gjera mund të vishen fare mirë me taka, sidomos darkave. Një palë taka të bukura do shtonin gjatësinë e këmbës, por edhe elegancën e veshjes.
Eksperimentoni me shtresimin
Kur vishni disa shtresa rrobash, gjëja kryesore është të shmangni materialet tepër të rënda që mund të mbingarkojnë strukturën e xhinsit. Në vend të kësaj, zgjidhni copa më të lehta që plotësojnë xhinset pa i fshehur ato.