Celebrity

Maria Shriver rrëfen ditën që mësoi tradhtinë e Arnold Schwarzenegger me shërbyesen

Shkruar nga Anabel

27 Mars 2025

Maria Shriver rrëfen ditën që mësoi tradhtinë e Arnold

Maria Shriver ka shkruar një libër autobiografik, një parabotim i të cilit u sigurua nga revista “People”. Në të, ndër të tjera, ajo përshkruan ditën kur mësoi për lidhjen jashtëmartesore të Arnold Schwarzenegger me shërbëtoren e tyre, Mildred Baena, nga e cila erdhi në jetë një fëmijë, por edhe fundi i martesës së Shriver dhe aktorit. Duket si një histori që duket si e shkëputur nga një telenovelë, por është përjetim real.

Siç shkruan në librin e saj autobiografik, "Unë jam Maria", ajo e konsideron këtë ngjarje si mjaft të vështirë, teksa flet për ditën kur në një dhomë hoteli zbuloi tradhtinë.

“Duke u përballur me një moment të vështirë në jetën time, i thashë vetes: “Maria, ky nuk mund të jetë fundi për ty.”, shkruan ajo

Ajo shprehet se ndihej e shkatërruar nga konfuzioni, zemërimi, frika, trishtimi dhe ankthi.

"Më theu zemrën, shpirtin, shkatërroi atë që kishte mbetur nga unë."

Gazetarja solli në jetë katër fëmijë me aktorin dhe politikanin. Martesa e saj 25-vjeçare përfundoi zyrtarisht në vitin 2011.

Maria Shriver rrëfen ditën që mësoi tradhtinë e Arnold

Vetë aktori ka folur më herët për divorcin, duke thënë:

"I shkaktova shumë dhimbje familjes sime sepse shkatërrove gjithçka. Të gjithë vuajtën: Maria, fëmijët, Jozefi, nëna e tij.”

Shriver, në librin e saj autobiografik, zgjodhi të mos e përshkruante me detaje përjetimin, por vuri rëndësinë të mësimi që mori.

“Gaboja kur mendoja se dikush përpos meje mund të garantonte sigurinë, vlerën dhe qetësinë time shpirtërore. Më duhej të përballesha edhe me iluzionet e tjera të mia –vetminë. Në të kaluarën kam besuar se nëse nuk ke partner, nuk ke asnjë vlerë dhe nuk mund të të duan."

Maria Shriver rrëfen ditën që mësoi tradhtinë e Arnold

Artikuj të sugjeruar: