Celebrity

U nda gjatë shtatzënisë: Meghan Fox sjell në jetë fëmijën e saj të katërt

Shkruar nga Anabel

28 Mars 2025

U nda gjatë shtatzënisë: Meghan Fox sjell në jetë

Familja e Meghan Fox është rritur! Aktorja solli në jetë fëmijën e saj të katërt të enjten. Vajza që erdhi në jetë është edhe fëmija i parë me ish-partnerin, Machine Gun Kelly.  

Lajmin emocionues e njoftoi Kelly përmes një postimi në Instagram. Këngëtari ka postuar një video të vogëlushes së porsalindur, ndërsa shkruan:

"Më në fund është këtu!!!" Fara jonë e vogël qiellore," shkroi Kelly në mbishkrim, duke shtuar datën e lindjes së vajzës së tyre "03/27/2025".

Në videon bardh e zi, këngëtari shihet duke mbajtur dorën e të porsalindurës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by mgk (@machinegunkelly)

Meghan Fox dhe Machine Gun Kelly, të cilët u fejuan në janar të vitit 2022, u ndanë në fund të nëntorit 2024, pak pasi njoftuan shtatzëninë. Aktorja tashmë është nënë e tre djemve, Noah, Bodhi dhe Journey, të cilët i solli në jetë nga martesa me ish-bashkëshortin, Brian Austin Green.

U nda gjatë shtatzënisë: Meghan Fox sjell në jetë

Pasi lidhja e aktores me këngëtarin përfundoi, një burim i afërt me të tha për “People” se Fox dhe Kelly nuk kishin asnjë komunikim. 

"Ata u përpoqën t'i bënin gjërat të funksiononin për shumë vite. Ishte rraskapitëse për Meghan. Ajo e ka mbyllur tanimë këtë kapitull dhe thjesht dëshiron të fokusohet tek djemtë e saj."

U nda gjatë shtatzënisë: Meghan Fox sjell në jetë

Dhjetorin e kaluar, një burim i tha “People” se aktorja është mirënjohëse për mbështetjen që po merr nga ish-bashkëshorti i saj, Brian Austin Green dhe e fejuara e tij, Sharna Burgess, teksa përballet me ndarjen nga Machine Gun Kelly.

Artikuj të sugjeruar: