Val Kilmer, aktori i njohur amerikan që luajti Jim Morrison dhe Batman, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare.
Shkak ishte pneumonia, njoftoi vajza e tij, Mercedes Kilmer. Kilmer u diagnostikua me kancer në fyt në vitin 2014, por arriti të mposhte sëmundjen. Megjithatë, pasojat e kësaj beteje në shëndet ishin fatale për të.
Val Kilmer lindi në Los Angeles më 31 dhjetor 1959 në një familje me origjinë skoceze, irlandeze, suedeze dhe gjermane. Prindërit e tij u divorcuan kur ai ishte 8 vjeç, nëna e tij u zhvendos në Arizona, ndërsa Kilmer kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij me babanë, vëllezërit e motrat e tij.
Ndërsa studionte në Julliard, Kilmer u vu re nga regjisori Francis Ford Coppola, i cili i ofroi një rol në filmin e tij “The Outsiders” (1983). Aktori refuzoi për të qëndruar në kompaninë teatrore ku bënte pjesë.
Val Kilmer mori pjesë në një film në vitin 1984, në "Top Secret", ku luajti një këngëtar amerikan në Berlin, i cili përfshihet padashur në një komplot gjermano-lindor për të ribashkuar vendin.
Në vitin 1991, ai u shndërrua në Jim Morrison në filmin "The Doors" (1991) të Oliver Stone dhe dy vjet më vonë ai luajti në "True Romance", një aventurë e dhunshme, shkruar nga Quentin Tarantino me regjisor Tony Scott. Në vitin 1995, ai u shfaq si Batman në filmin "Batman Forever".
Në vitin 1988, Val Kilmer u martua me aktoren britanike Joanne Whaley, të cilën e takoi në xhirimet e filmit për fëmijë, "Willow" (1988). Në 8 vitet e tyre së bashku, ata patën dy fëmijë, Mercedes dhe Jack, përpara se të ndaheshin në vitin 1996.