Instagramming

Ana emocionale e TikTok: 5 raste kur interneti bëri punën e tij

Shkruar nga Anabel

4 Prill 2025

Ana emocionale e TikTok: 5 raste kur interneti bëri punën e tij

Rastet kur rrjetet sociale kthehen në burim ngjarjesh tragjike apo fenomenesh negative mund të jenë të shumta. Megjithatë, ekzistojnë njerëz që përdorin platforma si TikTok dhe postime virale që dëshmojnë se faji nuk qëndron te rrjetet sociale, por te mënyre se si zgjedhim t’i përdorim ato. Në anën tjetër të medaljes mund të gjejmë shumë postime, ku duket se njerëzit jo vetëm ndërgjegjësohen, por solidarizohen për t’i ardhur në ndihmë të tjerëve.

Në këtë mënyrë, ne kemi përzgjedhur 5 raste, ku TikTok është përdorur në formën më të mirë dhe humane:

#1. Gjinekologu përdhunues që i shpëtoi drejtësisë, por jo TikTok-ut

Ana emocionale e TikTok: 5 raste kur interneti bëri punën e tij

Ruben Vanstiphout, një student mjekësie që pret të bëhem gjinekolog, është akuzuar për përdhunimin e një gruaje. Edhe pse u provua akuza, gjykata vendosi të mos e dënojë me argumentimin se është një student ekselent dhe një akuzë e tillë do t’i shkatërronte të ardhmen premtuese në mjekësi dhe kontributin që mund t’i jepte vendit.

Ngjarja ndodhi në Belgjikë dhe shumë përdorues ndanë historinë e paprecedentë në TikTok, ku ngjarja mori përmasa globale, ndaj ndonëse drejtësia nuk veproi, videot virale bënë që ai të pushohej nga puna dhe emri i tij të ekspozohej, duke rrezikuar që të mos punësohet më kurrë nga askush. Mbi të gjitha, vajzat dhe gratë e Belgjikës tanimë e njohin dhe identifikojnë atë si përdhunues, ndaj nuk do tentonin t’i afroheshin kurrë.

#2. Miss Betty

Ana emocionale e TikTok: 5 raste kur interneti bëri punën e tij

Miss Betty është një e moshuar që ende punon në një restorant, ndonëse mezi ecën. Ajo zgjedh të punojë, pasi pensioni që merr nuk i mjafton. U desh vetëm një video e saj gjatë punës që TikTok të krijonte një “GoFund” dhe të gjithë së bashku dhuruan para në mënyrë që asaj të mos i duhet të punojë kurrë më, por të kujdeset për veten.

#3. “Baballarët” e TikTok

Ana emocionale e TikTok: 5 raste kur interneti bëri punën e tij

Nisi si një postim i zakontë, por përfundoi në një sensibilizim të jashtëzakonshëm. Një vajzë adoleshente, e cila kishte humbur të atin vetëm para një muaji, kërkoi ndihmë për të zgjedhur dhe instaluar një filtër uji në shtëpinë e saj. Ajo dëshironte që t’i shpjegoheshin hapat e këtij procesi për të cilin më herët kujdesej i ati, por video u bë virale dhe shumë baballarë vajzash kishin një mesazh të qartë për të: “Jemi këtu për ty, sa herë që ti ke nevojë!”

#4. Bëjmë viral njerëzit e duhur

Ana emocionale e TikTok: 5 raste kur interneti bëri punën e tij

Video të tilla janë të shumta, ku njerëzit kërkojnë që video e tyre të bëhet virale në mënyrë që të fitojnë të ardhura nga platforma. Mes shumë videosh, gjetëm një vajzë, e cila kërkon që të fitojë para në mënyrë që të mundet të paguajë avokatin në gjyqin kundër përdhunuesit të saj dhe, po, interneti bëri punën e tij: Video numëron miliona shikime.

#5. “Klan Kosova” gjobitet për promovim dhune

Ana emocionale e TikTok: 5 raste kur interneti bëri punën e tij

Në rastin e fundit kemi përzgjedhur një shembull që vjen nga vendi ynë. “Klan Kosova” u gjobit me 30 mijë euro pas këmbënguljes së qytetarëve, të cilët u bënë bashkë përmes rrjeteve sociale pas futjes së ish-bashkëshortit të Drenusha Latifit, Atilla Kardesh në “Big Brother VIP Kosova”. Ngjarja shkaktoi shumë reagime, pasi më herët Drenusha kishte deklaruar se Atilla e ka dhunuar fizikisht.

Vendimi erdhi pas tetë ankesave të dërguara në KPM, të cilat evidentuan përdorimin e gjuhës denigruese, lehtësimin e fjalorit vulgar, si dhe ndikimin negativ tek fëmijët.