E kishit menduar ndonjëherë se fjala “mësim” dhe “pa mësues” do të rrinin bashkë në një fjali? As ne, por ja që në këtë bum inovacioni po revolucionarizohet edhe koncepti i të mësuarit. Sidomos kur bëhet fjalë për degë si programimi dhe zhvillimi i aftësive teknologjike.
Më në fund, edhe Tirana ka një shkollë kodimi inovative, një brend ndërkombëtar të shumëpritur: 42 Tirana. Edhe ne na habiti ideja e të mësuarit pa pedagogë apo klasa tradicionale, por kjo metodologji ka dëshmuar sukses me mbi 55 kampuse në mbarë botën. Ky sistem inovativ ka ndihmuar mijëra të rinj të zhvillohen si programues, të ndryshojnë karrierë apo të fuqizojnë start up-et e tyre.
Dhe nuk jemi vetëm ne që e themi këtë. Emil Wallner, student i 42 Paris, krijoi kompaninë e tij të inteligjencës artificiale, Palette, e cila tani numëron mbi 2.8 milionë përdorues. Ai e përshkruan 42 si vendin që i dha mundësitë e duhura për të ndërtuar një të ardhme sipas vizionit të tij. Ne u bëmë kureshtarë për këtë formulë origjinale, ndaj për të mësuar më shumë vizituam 42tirana.org (ca nga ne u regjistruan, aq interesante ishte). “42” është një model dhe koncept revolucionar i mësimnxënies që fokusohet në zhvillimin praktik të aftësive koduese. Dhe mbi të gjitha është pa tarifë shkollimi. Kjo falë mbështetjes së Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), i cili vitet e fundit ka investuar shumë në inovacion, duke e kthyer Piramidën e Tiranës në qendër rajonale të teknologjisë.
Meqë jemi këtu, një tjetër avantazh i “42 Tirana” është ambienti cool, në një lokacion cool të kryeqytetit, si Piramida. Një mjedis stimulues, ku studentët rriten profesionalisht duke ndihmuar njëri-tjetrin të tejkalojnë sfidat me të cilat përballen gjatë realizimit të projekteve të ndryshme. Duke iu qasur procesit të mësimnxënies në mënyrë praktike, studentët mund të ndjekin në kohë reale përmirësimin dhe rritjen pedagogjike. “42 Tirana” është e hapur 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke të ofruar zgjedhje frekuentimi përtej kufijve që vendosin sistemet tradicionale të shkollave, ti e vendos vetë ritmin tënd. Për këtë arsye është një super mundësi edhe për ata që punojnë paralelisht.
Pavarësisht nga përvoja e mëparshme apo fusha e studimeve, studentët e 42 zhvillojnë mendimin kritik, mësojnë të zgjidhin probleme komplekse dhe fitojnë aftësi thelbësore për tregun e punës. 42 Tirana nuk është thjesht një shkollë, por një platformë inovative që të përgatit për të ardhmen.
Dëshiron të bëhesh programues?
Të ndryshosh karrierë?
Të përfitosh aftësi koduese që e ndihmojnë start up-in tënd?
Cilado qoftë arsyeja, 42 Tirana është përgjigjja. Mos humb kohë, apliko tani në 42tirana.org dhe ndaj lajmin me miqtë apo familjarët e tu!