Muzika

Për herë të parë në Tiranë dhe në Ballkan: MUSE-X – panairi i parë i muzikës dhe arteve kreative!

Shkruar nga Anabel

6 Prill 2025

 Për herë të parë në Tiranë dhe në Ballkan:

Po po, e lexove saktë. Nga data 11 deri më 13 prill, Sheshi Italia shndërrohet në epiqendrën më të re të kulturës urbane, muzikës, artit dhe teknologjisë. MUSE-X nuk është thjesht një event, është expo-festival-i që s’e ke parë kurrë më parë në rajon.
 
Me mbi 100 kompani, artistë, festivale ndërkombëtare dhe profesionistë të industrisë nga Britania e Madhe, Evropa dhe Rajoni – MUSE-X është vendi ku arti takohet me biznesin, ku kreativiteti shpërthen në çdo cep, ku gjithçka lidhet në emër të një industrie që po kërkon formë dhe zë: industria kreative shqiptare.
 
Nga konferenca me përfaqësues të MDLBEAST Records, EXIT Festival, WOMEX e shumë të tjerë, tek TED-talks dhe sesione inspiruese që hedhin dritë mbi potencialin real të muzikës dhe industrive kreative në Shqipëri – ky është vendi ku ndodhin bisedat që ndërtojnë të ardhmen.
 
Dhe mos harro: një film studio do të jetë aktive përgjatë 3 ditëve për intervista, panele, përmbajtje kreative dhe për të dokumentuar çdo çast historik të kësaj ngjarjeje!
 
Mbrëmjet? Një tjetër histori.
 
11 Prill – Electronic Night: DUBFIRE live në Tiranë! Së bashku me Petar Dundov, Egorythmia, dhe një spektakël unik ku pianot klasike takojnë DJ-të, ndërsa akrobatët fluturojnë mbi ritme.

Për herë të parë në Tiranë dhe në Ballkan:


12 Prill – Hip-Hop Night: BUTA, Doza dhe një kor profesionist, The Beat Killers në një flashmob spektakolar, Killua, LaFazani dhe shumë të tjerë në një natë që shpërthen energji.

Për herë të parë në Tiranë dhe në Ballkan:


13 Prill – Rock Night: Eugent Bushpepa, Jericho, Bojken Lako, Tre Musketierët dhe Gjergj Kaçinari — një superfinale për të mbyllur gjithçka me flakë e kitara!

Për herë të parë në Tiranë dhe në Ballkan:

Nëse mendon se kjo është gjithçka, pret derisa të shohësh:
 
DJ Battles & Production Battles
Ring për betejat e freestyle-ëve
Fashion Shows me stilistë të rinj e të guximshëm
Jam Sessions e Performanca Surprizë
Pavijonë interaktivë
Dhe një Muse-X Village që do të jetojë si një qytet brenda qytetit.
MUSE-X nuk është një datë në kalendar – është një moment.
Një eksperiencë që nuk përsëritet.
Një ngjarje që do të flitet gjatë.
 
Rezervo biletën tënde. Më 11-13 Prill, shihemi në Sheshin Italia.