Nis “Ferma VIP 2”
Java nisi me fillimin e një tjetër reality. 16 fermerët pjesëmarrës janë: Erand Sojli, Ron Zaiti, Albi Lushi, Alba Pollozhani, Big Basta, Silvana Bushati, Elinara Shehu, Big Mama, Anduel Kovaçi, Ylli Dreshaj, Keisi Meshau, Andrea, Lim Hoti, Nur Al Kahzali, Ester Alushi dhe Frederik Ndoci.
Ribashkimi ikonik i Zhakut dhe Kastros
Ribashkimi televiziv i Zhakut dhe Kastros ndodhi për herë të parë pas 12 vitesh që nga “përplasja” e tyre në Zonë e Lirë. Kësaj radhe, dyshen do t’i shohim në rolin e opinionistëve në “Ferma VIP 2”.
Dyshohet se Vesa Luma dhe Big Basta po kalojnë një krizë në martesë
Duke vazhduar ende me zhvillime nga nata e parë e “Fermës”, hyrja e Big Bastës bëri që të ngrihen dyshime për një krizë në martesën e tij me Vesa Lumën. Atë mbrëmje, ai përshëndeti vetëm djalin e tij nga ekrani dhe kur u pyet nga Luana nëse vetëm të birin donte të përshëndeste, Big Basta shtoi dhe një përshëndetje shumë të përgjithshme për familjarët e tij.
Rikthehet Getoar Selimi
Rikthehet Getoari pas një mungese të gjatë në tregun muzikor. Surpriza nuk përfshin vetëm një këngë të re, por një album të plotë, që reperi lajmëroi se quhet “5 Kurorat” dhe do të publikhet më datën 5 maj.
Olsi Bylyku flet për Eglin në “The Dalina Show”
Olsi Bylyku foli më në fund në “The Dalina Show”, për atë që do donim të gjithë të dëgjonim: temën e Eglit. Duke treguar se është partner dhe ish-partner shumë i mirë, Olsi na qartësoi se i uron vetëm më të mirat Eglit, nuk ka pasur ndonjë kuriozitet për rrugëtimin e saj në “Big” siç mund të ketë menduar shumica dhe u sigurua që të respektojë dhe partneren aktuale.
Përshtypja më e madhe që i kishte lënë gjithë kjo situatë Olsit ishte sesi në gjithë këtë dramë, askush nuk kishte mirëmenduar fjalët e veta për të respektuar dinjitetin e partneres së tij.
Olsi zbuloi disa problematika që lidhen me Top Channel-in
Gjatë qëndrimit të tij në “BBVA”, Olsi tregoi se nuk e kishin thirrur kurrë në dhomën e rrëfimit. Sipas tij, kjo ishte dhe pjesë e penalizimit të tij në lojë. Këto “përplasje” mesa duket paskan qenë më të gjata sepse Olsi tregoi në “The Dalina Show” se ndodhet në proces gjyqi me Top Channel-in.
Olsi Bylyku flet për aludimet se kënga e tij ishte dedikim për Eglin
“Ç’rëndësi ka nëse është ose jo?” tha Olsi. Megjithatë, ai shtoi se çdo këngë e tij bazohet në ndjesi personale.
Aldo shpreh ndjenjat ndaj Danjës
Nëse ishte taktikë për të qëndruar dhe pak më gjatë në shtëpi, spoiler alert, nuk funksionoi. Nëse jo, mbetet për ta parë zhvillimin e kësaj ndjenje jashtë shtëpisë.
Reagimi i Big Bastës kur u vendos kënga e Vesa Lumës në “Ferma VIP”
Rikthehemi në “Fermë” dhe sytë i kishim te reagimi i Big Bastës teksa luhej kënga e Vesa Lumës brenda fermës. Përgjigjja e tij tejet entuziaste, duke kërcyer dhe kënduar, disi hedh poshtë aludimet për një krizë apo ndarje.
Arbana dhe Alketa në moderim bashkë
Duke i kthyer nderin, kësaj here i shkoi Arbana në “shtëpi” Alketës. Moderatoret drejtuan mbrëmjen finale të “X Factor Albania”, në Tv Klan.
Samanta Karavella, nënë për herë të parë
Këngëtarja ka sjellë vogëlushen e saj në jetë këtë javë. Gia Rose është emri i vogëlushes së saj dhe partnerit, me të cilin ka vendosur të ndërtojë jetën e saj në SHBA.
Kaq për përditësimet tona rreth showbiz-it shqiptar. Megjithatë, ja një tjetër artikull, për ty që të nevojiten edhe më shumë detaje rreth thashethemeve që qarkullojnë.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.