Nuk kaloi shumë kohë nga lajmi se aktorja Sydney Sweeney ka hequr dorë nga dasma me ish-të fejuarin Jonathan Davino, kur dyshja na surprizon duke u shfaqur sërish bashkë. Po, fiks siç ke bërë ti disa herë me ish-in. Të njohim dhe të shohim. ;)
Aktorja 27-vjeçare, e veshur me një bluzë me kapuç dhe me syze, drekoi me Davino-n dhe qenushin e tyre. Nga fotot e shkrepura nga paparacët duket se dyshja e ka shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk dihet ende nëse ka një shpresë për rikthim.
Ylli i “Euphoria-s” dhe Davino, 41 vjeç, e bënë publike romancën e tyre në vitin 2018 dhe pas 4 vjetësh lidhje, ai i propozoi.
Gjithsesi, pak para dasmës, ata hoqën dorë nga planet përë martesë. Sipas People, një burim anonim u shpreh se aktorja “ishte fiks ku donte të ishte në karrierën e saj” dhe se nuk ishte shumë e lumtur nga lidhja dhe planet për martesë.
Burimi u shpreh se Sweeney nuk ndihej shumë mirë për dasmën dhe nuk ishte gati për një hap kaq të rëndësishëm. Por ditë e re, lajme të reja!
Artikuj të sugjeruar: