High Tech

Vendimi i ri: Meta bllokon opsionin e ‘Live’ në Instagram për adoleshentët nën 16 vjeç

Shkruar nga Anabel

8 Prill 2025

Vendimi i ri: Meta bllokon opsionin e ‘Live’ në Instagram

Meta po zgjeron masat e sigurisë për adoleshentët në Instagram, duke bllokuar opsionin e transmetimit të drejtpërdrejtë (live në Instagram) për adoleshentët nën moshën 16 vjeç. Më tej, masat do të përfshijnë edhe Facebook dhe Messenger.

Gjithashtu, do t’u kërkohet leje prindërve të adoleshentëve për të çaktivizuar funksionin që ‘mjegullon’ imazhet që përfshijnë nuditet dhe dërgohen në DM. Ndryshimet u prezantuan për të ruajtur më shumë ekspozimin e adoleshentëve ndaj rrjeteve sociale. Përdoruesit e Instagram-it, të cilët janë nën 16 vjeç do të marrin leje prej prindërve për të bërë edhe ndryshime të tjera në cilësimet që ofron aplikacioni. Për adoleshentët 17-vjeçarë do të shfaqen opsionet e reja, në të cilat ata do të kenë mundësi të bëjnë ndryshimet që duan.

Meta u shpreh se llogaritë e adoleshentëve në Instagram janë përhapur masivisht dhe ka rreth 54 milionë llogari që menaxhohen nga persona nën 18 vjeç, në rang botëror. Për sigurinë e adoleshentëve janë marrë masa konkrete. Për shembull, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka zbatuar Aktin për Sigurinë Online. Sipas këtij Akti, që prej marsit 2025, shumë faqe dhe aplikacion (Facebook, Google, X, Reddit dhe OnlyFans) është i detyruar të ndjekë një protokoll të caktuar për të ruajtur ekspozimin e adoleshentëve ndaj përmbajtjeve për të rritur që mund të hasin edhe përmbajtje që shfaqin abuzim seksual, mashtrim, materiale terroriste, dhunë etj.

Ky akt përmban gjithashtu edhe dispozita për mbrojtjen e të rinjve dhe kërkon që platformat e ndryshme në rrjetet sociale t’i mbrojnë adoleshentët nga përmbajtje të dëmshme si ato që lidhen me vetëdëmtimin dhe vetëvrasjen.

Burimi: The Guardian

Poll