Celebrity

U desh thjesht 1 takim që Madonna dhe Elton John t’i jepnin fund sherrit 23-vjeçar

Shkruar nga Anabel

8 Prill 2025

U desh thjesht 1 takim që Madonna dhe Elton John t’i jepnin fund
Getty Images

Madonna, përmes një postimi në Instagram, na tha një lajm të beftë: Ajo dhe Sir Elton John i kanë dhënë fund një prej sherreve më të gjata në historinë e Hollywood. Madje, për fansat e të dyve, ata edhe mund të bashkëpunojnë!

U desh thjesht 1 takim që Madonna dhe Elton John t’i jepnin fund
Getty Images

Madonna shkoi ta ndiqte live ish-(ar)mikun e saj në Saturday Night Live (SNL) dhe publikoi dhe pas takimit, shkroi:

“Shkova për të parë Elton John teksa performonte në SNL këtë fundjavë! Uau. Më kujtohet kur isha në gjimnaz dhe dola fshehurazi nga shtëpia një natë për të parë Elton John duke performuar live në Detroit! Ishte një eksperiencë e paharrueshme që më ndihmoi të kuptoja se sa transformuese është fuqia e muzikës”.

Më tej, tregoi vlerësimin e saj, duke u shprehur:

“Ta shihja atë të performonte ndërsa unë isha në gjimnaz, më ndryshoi kursin e jetës. Gjithmonë ndihesha si e huaj gjatë rritjes dhe ta shihja (Elton-in) në skenë më ndihmoi të kuptoj se ishte në rregull që të ishe ndryshe, të dalloheshe, të nisje një rrugë që nuk kishte shumë trafik. Në fakt, ishte shumë e rëndësishme”.

Ajo tregoi gjithashtu se gjatë dekadave, e lëndonte fakti që dikush që e adhuronte kaq shumë tregoi se nuk më pëlqente si artiste, në mënyrë publike.

“Më thanë që Elton John ishte i ftuar në SNL dhe vendosa të shkoja. Duhej të shkoja në prapaskenë dhe të përballesha me të. Kur e takova, gjëja e parë që më tha ishte: “Më fal” dhe muret mes nesh u rrëzuan. Falja është një mjet i fuqishëm”.

Ylli i pop-it rrëfeu se ata u përqafuan, madje se edhe mund të bashkëpunojnë.

“Ai më tha më pas se ka shkruar një këngë për mua dhe se donte të bashkëpunonte”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Madonna (@madonna)

Marrëdhënia e tensionuar mes dy artistëve (që ndoshta s’e mbajnë mend, por interneti po) daton që prej vitit 2002, kur John tha për CBS News se kënga “Die Another Day” e Madonna-s është “kënga më e keqe ndonjëherë për një film të James Bond”. 2 vite më vonë, inati i tij nuk u shua dhe tha në skenën e Q Awards: “Madonna, performuese e mirë live? Shko në djall”, duke e akuzuar më pas yllin e pop-it se këndonte playback.

Që prej asaj kohe, dyshja ka shkëmbyer komente të ndryshme për njëri-tjetrin, deri në momentin e shumëpritur. John, nga ana tjetër e falenderoi Madonna-n që e pa në performancën e tij në SNL dhe i kërkoi falje që e kishte tepruar me komentet e tij.

U desh thjesht 1 takim që Madonna dhe Elton John t’i jepnin fund

Më tej, u shpreh se ishte krenar për punën e saj të zëshme dhe fushatën kundër HIV/AIDS në vitet ’80 dhe për kontributin e saj, i cili hapi rrugën për një brez të tërë artistesh gra.

Epo, bota po shërohet. Presim tani bashkëpunimin e yjeve! Dhe mos harroni njerëz: Falni dhe harroni! Ose falni dhe mos harroni! Ose harrojeni fare çfarë ka ndodhur...Ju e dini!