TV Mania

“Ferma VIP 2” nis direkt me debate: Ç’ndodhi mes Frederik Ndocit dhe Luanës?

Shkruar nga Anabel

8 Prill 2025

“Ferma VIP 2” nis direkt me debate: Ç’ndodhi mes

Shpejt e shpejt, “Ferma VIP 2” nisi, banorët e prezuantuan, madje një prej tyre, Silvana Bushati, la fermën, pas një nominimi kokë më kokë me Alba Pollozhanin. Vendimi e bëri të dyshojë fermerin Frederik Ndoci, i cili shprehu hapur dhe troç se ndoshta nuk respektohet vullneti i publikut.
 
Ai u shpreh i lëkundur mbi vërtetësinë e votave të publikut dhe tha se “nuk i shohin votat e publikut”, duke treguar se është skeptik ndaj produksionit të “Ferma VIP 2”. Luana menjëherë e mori në dorë situatën duke sqaruar jo vetëm Frederikun, por çdo fermer se produksioni respekton votat e publkit dhe se kushdo që mendon të kundërtën, mund të largohet nga gara.

Pjesë nga diskutimi:

Luana theksoi: “Më lejoni t’ju them edhe një herë: Publiku është ai që vendos”.

Frederiku ia priti: “Tani, ne s’i shohim votat e publikut (dhe) dyshoj te votat e publikut”.

Luana e pyeti sërish: “Dyshon te votat e publikut?”.

Frederiku e pranoi pa iu dridhur qerpiku: “Është një gjë që unë e mendoj”.

Luana sqaron tymnajën, duke thënë: “Praktikisht, po hedh gjykime mbi produksionin, kështu që të jemi të kujdesshëm pavarësisht ndjenjave tuaja dhe pëlqimeve tuaj me njëri-tjetrin. Të jemi të kujdesshëm se çfarë themi, të lutem. Kushdo nga ju që ka qasje të tillë mbi këtë produksion është i lirë në këtë moment të largohet!”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Ndërkohë, pas largimit të Silvanës, “Fermës VIP” iu shtuan edhe dy banorë të rinj: Gani Gërmia, ish-pjesëmarrës në “Big Brother VIP Kosova 2”.

“Ferma VIP 2” nis direkt me debate: Ç’ndodhi mes

Dhe Daniela Shima, influencuese.

“Ferma VIP 2” nis direkt me debate: Ç’ndodhi mes

Artikuj të sugjeruar: