TV Mania

Laerti shpallet finalisti i dytë i “Big Brother VIP Albania 4”

Shkruar nga Anabel

9 Prill 2025

Laerti shpallet finalisti i dytë i “Big Brother VIP Albania 4”

Laert Vasili, pas një nominimi kokë më kokë me Egli Takon, shpallet finalisti i dytë i “BBVA 4” dhe i bashkohet Rozanës në finalen e madhe të reality show-t.
 
Dyshen e çoi në nominim vetë Rozana, duke zgjedhur kështu edhe finalistin tjetër. Sa i përket Laertit, ai ka qenë në shtëpi gjatë gjithë rrugëtimit, duke bërë një aventurë të gjatë, të mbushur me debate dhe momente të ndryshme. Kujtojmë se në prime-n e kaluar, Laerti rrëfeu për jetën e tij, duke dhënë një deklaratë shokuese, ku tregoi se ishte abuzuar seksualisht në moshën 9-vjeçare nga fqinji i tij.
 
sondazhin e bërë në Anabel, diferenca e votave mes banorëve ka qenë shumë e afërt. Laerti kryesoi me 51% karshi Eglit me 49% të votave.

Laerti shpallet finalisti i dytë i “Big Brother VIP Albania 4”
 
Ndërkohë, pritet të zbulohen edhe finalistët e tjerë, të cilët do të vazhdojnë të garojnë për çmimin e madh më 19 prill.

Artikuj të sugjeruar: