Ylli i Netflix, Francesca Farago tregoi se i ofruan para për të përhapur urrejtje ndaj Hailey Bieber.
Aktorja, e njohur për daljet e saj në “Love Is Blind” dhe “Too Hot To Handle”, zbuloi haptazi se asaj iu ofrua një “shumë e mirë parash” për të nxitur një fushatë urrejtjeje në rrjetet sociale kundër Hailey-t.
Së fundmi, po përhapet një trend në rrjete sociale - kur i dashuri mendon që jemi takuar rastësisht - pastaj del një video e Hailey Bieber, duke supozuar se ajo e ka ndjekur dhe gjurmuar Justin Bieber-in dhe lidhja e tyre nuk ka qenë rastësore, por Hailey e ka pasur qëllim.
"Më kërkuan ta bëj atë trend, kështu që kushdo që e krijoi, po paguan të tjerët për të nxitur një narrativë dhe për ta kthyer në trend,” shpjegoi ajo në Snapchat.
"Të gjitha [vajzat] po e quajnë veten Hailey Bieber, sepse ato kanë përndjekur partnerin. Është qesharake, por është gjithashtu shumë shqetësuese,” tha ajo.
Trendi i fundit e portretizon Hailey-n si stalker, një person që ndjek ose përndjek dikë në mënyrë të përsëritur dhe shqetësuese, shpesh pa pëlqimin ose dijeninë e atij personi.
Hailey i ka mohuar të gjitha këto pretendime dhe thuhet se po mendon të ndërmarrë veprime ligjore.