TV Mania

Sikur të mos mjaftonin dramat, Blero ka një paralajmërim nëse nuk fiton Gjesti

Shkruar nga Anabel

9 Prill 2025

Sikur të mos mjaftonin dramat, Blero ka një paralajmërim

Valles së “Big Brother VIP Albania 4” i është shtuar edhe Blero, i cili rri, rri, mendon dhe bën një postim në Instagram. Rishtazi, ai ka bërë një paralajmërim që me thënë të drejtën, na bëri goxha kuriozë.

“Nëse ky (referuar Gjestit) nuk fiton, atëherë kam diçka për t’ju thënë të gjithëve…Prisni!”, shkroi këngëtari dhe i bëri tag Gjestit, shoqëruar me një emoji kurore mbreti.

Sikur të mos mjaftonin dramat, Blero ka një paralajmërim

Ne kemi ca pista se ç’mund (ose se ç’duam të zbulojë) Blero:
 
1. Ndonjë sekret që ndoshta e dimë të gjithë, por Blero mendon se s’e di askush përpos tij;
2. Ndonjë sekret që e di veç Blero;
3. Ndonjë lajm të rremë nga hiçi;
4. Kot, tymnajë sa për të bërë zë.
 
Tani, duam shumë ta pyesim Bleron se ç’do të thotë, por kemi frikë mos na përgjigjet në mënyrë enigmatike: “Gjithçka”.

Artikuj të sugjeruar: